Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Superiore/ Luhet java e fundit e fazës së tretë: Dinamo e Tirana presion Skënderbeut për Final 4

Lapsi.al 10 March 2024
Superiore/ Luhet java e fundit e fazës së tretë: Dinamo e Tirana

Kategoria Superiore bëhet gati të mbyllë fazën e tretë të saj, për tu futur në aktin e fundit, me një garë të ethshme për Final Four, ku Tirana e Dinamo mundohen t'i bëjnë presion Skënderbeut. Nuk ka më kohë për të humbur edhe për ata që luajnë për mbijetesë, duke filluar nga Erzeni, në sfidën që ngre siparin e javës së 27 kundër Partizanit të dielën.

Shijakasit janë në zonën e rënies, ndërsa të kuqtë e Shehit duhet të kapërcejnë eliminimin traumatik nga Kupa e Shqipërisë, nga dora e Kukësit. Me 43 pikë Partizani pret një favor nga Tirana për të ngushtuar diferencën me Egnatian kryesuese, +7. Bardheblutë kaluan në gjysëmfinale të Kupës jo pa vështirësi, por tani duhet të tentojnë të futen në katërshen e parë, me Skënderben që i paraprin me dy pikë. Fagu nuk fiton prej 5 ndeshjesh në kampionat dhe Egnatia është kundërshtari më i vështirë që mund të kishte pengesë në misionin e tij.

Lexo më tej: Mehmeti, njeriu që e shndërroi Dinamon nga rënia për Final Four: vetëm Vllaznia ka bërë më mirë

SUPERIORE, JAVA E XXVII

10/03/24

Erzeni 14 : 00 Partizani

Tirana 17 : 00 Egnatia

11/03/24

Kukësi 14 : 00 Laçi

Dinamo 17 : 00 Teuta

Skënderbeu 17 : 00 Vllaznia

Të hënën Kukësi i vendit të fundit, pasi bëri të paimagjinueshmen në Kupë duhet të kthehet te fitorja në kampionat, pas 7 humbjesh radhazi, përballë një Laçi, ku debuton në turne Armando Cungu. Kurbinasit kanë vetëm 2 pikë avantazh nga zona playout ku është Teuta me 28, që duhet të bëjë llogaritë me Dinamon. Në rast fitore, skuadra e Dritan Mehmetit ka mundësinë të shohë parakalimin e Skënderbeut, që do të presë në Korçë skuadrën me në forme të kampionatit Vllazninë. Në ndjekje të kreut, e dyta me 46 pikë, -5 nga vendi i parë, skuadra e Qatip Osmanit nuk dëshiron të ndalet, në kohën kur Gozdenovic e të tijtë duan të mbajnë me cdo kusht vendin e katërt që kërcënohet nga dy kryeqytetaset Dinamo e Tirana.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI