Flash

“Sarri hoqi Taren”, tekniku shpërthen ndaj Moggi: "Juventus kampion me mua, ai e çoi në B pas 100 vjetësh"

Lapsi.al 9 March 2024
“Sarri hoqi Taren”, tekniku shpërthen ndaj Moggi:

Maurizio Sarri, përmes kanaleve zyrtare të Lazios, nuk ngurroi të hiqte disa guralecë nga këpucët. Në shënjestër janë kritikët dhe në veçanti Luciano Moggi. Ish-drejtori i Juventus ngjalli dyshime për qetësinë e trajnerit toskan në Formello dhe e kritikoi për atë që i bëri bardhezinjve. "Përgjigje për Luciano Moggi? Unë kam vështirësi t'i përgjigjem dikujt që është përjashtuar - sulmoi trajneri i kryqytetasve -. Për këtë arsye ndihem sikur nuk i respektoj të gjithë ata që nuk janë përjashtuar. Unë fitova titullin e fundit të Juventus, ndërsa me të skuadra ra në B pas më shumë se 100 vitesh histori dhe madje me një dënim prej 17 pikësh”.

Ajo që zemëroi teknikun Sarri ishin fjalët e Moggit në Radio Bianconera. “Juventus është i dyti me Allegrin: çfarë po kërkojmë? Të mos përfundojmë me fundin që mund të kishim me teknikun Sarri. I marrë për të përmirësuar lojën, ky trajner u vendos në një kontekst që nuk e respektonte – ishin fjalët e ish-drejtorit Moggi -. Në të vetmin vit që ai qëndroi te Juventus, ai jo vetëm përkeqësoi kolektivin e ekipit, por ndonjëherë rrezikoi të humbiste titullin që fitoi. Nëse do të kishte qëndruar edhe një vit, skuadra do të kishte rënë në B".

Lexo më tej: Sarri hedh poshtë punën e Igli Tares, ngel në 'klasë' blerjet e reja: deklaratat e tij po bëjnë bujë

"E HOQI AI TAREN"

Pastaj Moggi në Radio CRC nënvizoi se Sarri nuk është më i qetë. “Ishte shumë e qartë që De Laurentiis po mendonte për teknikun Sarri për pankinën –tha Moggi –. Sarri te Lazio nuk donte asnjë drejtues në krah. I miri Tare që mbante gjithmonë gjërat në rregull dhe e mbante renditjen lart, duke mos rënë dakord me Sarrin, dha dorëheqjen. Lotito dëshironte rezultate dhe ka të drejtë edhe sepse i janë siguruar nga tekniku. Kjo ka kushtëzuar përparimin e Lazios gjatë gjithë sezonit dhe tani të metat kanë dalë në dritë. Deklaratat e fundit të teknikut tregojnë vuajtje."

Lazio ka ripërsëritur besimin te Sarri me një deklaratë. "Unë e ndiej besimin e klubit çdo ditë. Nëse ata kanë dalë publikisht, jam i lumtur. Por për mua nuk ka pasur kurrë ndonjë problem nga ky këndvështrim".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI