Flash

Video/ Silurë nga goditja e dënimit: Manaj shënon golin e 15 në Turqi, pa shmangur dot humbjen e Sivasspor

Lapsi.al 9 March 2024
Video/ Silurë nga goditja e dënimit: Manaj shënon golin e 15
Nuk ndalet Rey Manaj që shënoi golin e 15 në kampionatin elitar turk. Sidoqoftë, goli i sulmuesit të kombëtares nuk evitoi dot humbjen e Sivasspor, 2-1 përballë Alanyaspor. Manaj në minutën e 64’ barazoi rezultatin 1-1 me një goditje të fuqishme nga goditja e dënimit, në hyrje të zonës. Sivasspor megjithatë pësoi një tjetër gol 10 minuta nga fundi, duke dalë i mundur në shtëpi, në javën e 29 të kampionatit. 27-vjeçari ka shënuar edhe 4 gola në Turkish Cup dhe me formën e treguar mund të fitojë një thirrje nga Sylvinho për Europianin e verës. Lexo më tej: Goli i Manajt nuk mjafton: Torino kthehet te fitorja, Atalanta bën goditjen në Venezia Sivasspor mbetet me 38 pikë, ndërsa Alanyaspor afrohet në 36, në kohën kur Manaj po sfidohet me Dzeko e Icardi për shënuesin më të mire të kampionatin turk.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI