Flash

Video/ Bellingham vihet në siklet nga gazetarja italiane: "Do të vish në shtëpi me mua?"

Lapsi.al 7 March 2024
Video/ Bellingham vihet në siklet nga gazetarja italiane: "Do të

Jude Bellingham, në fundin e ndeshjes së Champions Real Madrid-Leipzig, u intervistua për Amazon Prime nga Alessia Tarquinio. Gazetarja italiane e vuri në siklet mesfushorin anglez, duke e pyetur nëse donte të shkonte në shtëpi me të dhe më pas duke specifikuar se do të ishte një bir i përsosur.

BELLINGHAM I DËRGON NJË MESAZH DJALIT TË ALESSIAS

Real Madrid kaloi 1/8 e Champions League jo pa rreziqe. Në fakt, ndeshja përfundoi 1-1 me Leipzig në Bernabeu dhe Los Blancos avancuan falë 0-1 të ndeshjes së parë në Leipzig. Megjithatë, skuadra e teknikut Ancelotti rrezikoi të pësonte gola të tjerë deri në fund, me Dani Olmo që goditi traversën në minutën e 90' dhe gjermanët në përgjithësi patën disa mundësi shënimi. Mënjanohet rreziku për Realin, i cili falë boshtit Bellingham - Vinicius shkon në çerekfinale.

Lexo më tej: Video/ Intervista surreale e Bellingham për gazetaren Alessia Tarquinio: dedikim edhe djalit të saj

Pikërisht Bellingham ishte protagonist pas ndeshjes me një intervistë shumë zbavitëse të bërë nga Alessia Tarquinio për Amazon Prime. Të dy ishin takuar edhe pas ndeshjes mes Real Madrid dhe Napolit në fazën e grupeve, ku gazetarja i kishte kërkuar anglezit t'i dërgonte një mesazh djalit të tij. Edhe këtë herë Tarquinio i kërkoi Bellingham t'i thoshte djalit të tij Gabriele që të bënte detyrat e shtëpisë në spanjisht. Kërkesën ylli i Real e mori shumë seriozisht, pasi edhe ai duhet të mësonte spanjisht.

BELLINGHAM NË SIKLET NGA TARQUINIO

Por intervista nuk mbaroi këtu, sepse Alessia Tarquinio kishte një pyetje të fundit për t'i bërë Bellingham. Në fakt, gazetarja e pyeti anglezin: “Dëshiron të vish në shtëpi me mua?”. Reagimi i numrit 5 Blancos ishte fantastik, ndërsa studio i kërkon qetësi gazetares, që ishte gati të sqaronte: “Do të ishte një bir perfekt”.

@primevideosportit Jude golden boy ? #ucl #primevideo #championsleague #realmadrid #lipsia #reallipsia #tiktokcalcio ♬ suono originale - primevideosportit

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI