Flash

“Nuk ishte neglizhencë”. Osmani justifikon kohët shtesë, Deliallisi shpërthen ndaj arbitrit: “Ishte për U-13”

Lapsi.al 6 March 2024
“Nuk ishte neglizhencë”. Osmani justifikon kohët

“Një fillim i rezervuar, i kujdesshëm. I dhamë golat në pjesën e parë, kishim një lojtar tepër. Nuk shfrytëzuam disa raste në pjesën e dytë, e morëm golin siç e patë si e morëm. Deri në përfundim të 90 minutave na mungonte ideja. Ndoshta jo neglizhencë, por shumica e lojtarëve, në ndeshjet e fundit i kanë luajtur 90 minuta”. Qatip Osmani nuk është se është bindur nga fitorja 6-1 me Erzenin, duke qenë se kualifikimi erdhi pas kohëve shtesë e me shijakasit me 10 lojtarë.

Tekniku i Vllaznisë pranon edhe gabimet e bëra nga të tijtë, që vështirësuan kalimin për në katërshe: “Gabuam në vendosje, edhe pse kishim një lojtar më tepër. Nuk ishim të rrezikshëm. Mungonin lëvizjet veçanërisht të mesfushorëve. Mendoj se aty e kishim atë problem, sepse dhe pasimi i fundit nuk ishte i saktë”, tha Osmani.

DELIALLISI AKUZON: “VETËM ARBITËR NUK ISHTE”

“Ne kishim ardhur për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për të marrë kualifikimin. Më duhet të falenderoj lojtarët nga i pari te i fundit. Nuk më takon mua të flas për arbitrat, por nga mënyra se si arbitroi ndeshjen, vetëm arbitër nuk mund të jetë. Mund të jetë arbitër vetëm për U-13”. Alfred Deliallisi, i rikthyer në pankinën e Erzenit, ka shpërthyer në akuza ndaj arbitrit Orlando Kuka. Në shënjestër të teknikut të shijakasve ka qenë pikërisht ai që duhej të vendoste drejtësi e jo vetëm për kartonin e kuq ndaj mbrojtësit Atanda, pas rishikimit në VAR.

Lexo më tej: Vllaznia në gjysëmfinale, por sa vuajtje: Erzeni me 10 lojtarë e çon sfidën në shtesë, pastaj shthuret 6-1

Deliallisi pastaj përqendrohet te kampionati, ku duhet të udhëheqë skuadrën për të dalë nga zona e rënies nga kategoria: “Problemin e konkurencës nuk e kam. E kam të qartë se cilët lojtarë do të luajnë. Vetëm ata që vrapojnë dhe sakrifikojnë. Kampionati është në ato kushte që duhen pikët. Duhet të jemi të bashkuar dhe të tregojmë karakter për të vazhduar përpara”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI