Flash

Presidenti i Genoas Zangrillo shpërthen në akuza kundër Barella e Inzaghi: "Palaço e merimanga"

Lapsi.al 6 March 2024
Presidenti i Genoas Zangrillo shpërthen në akuza kundër Barella e

Nuk e ka kapërcyer presidenti i Genoas, Alberto Zangrillo gabimin e arbitrit Ayroldi gjatë penalltisë së dhënë ndaj Inter për faullin e supozuar të Frendrup ndaj Barella. Pronari i Grifonëvet gjëmoi në lidhje të drejtpërdrejt në radio, duke sulmuar rëndë interistët Nicolò Barella dhe Simone Inzaghi.

"PALAÇO E MERIMANGA"

Pas replay të munguar në rastin e Barella, që me siguri do të kishte ndihmuar arbitrin Ayroldi në vendimin për penalltinë e dhënë për zikaltrit, i intervistuar nga Un Giorno da Pecora në Radio Rai 1, presidenti i Genoas deklaroi: "Unë u largova nga stadiumi për të dhënë një sinjal mosmiratimi të përgjegjshëm, të sjellshëm por të vendosur. Nuk duhet nënvlerësuar respekti që i detyrohet tifozëve të pranishëm në stadium dhe jo vetëm spektatorëve në TV".

"Puna e arbitrit është një punë pa falenderim dhe unë mundohem të jem gjithmonë në krah të tyre, por ata nuk ndihmohen nga britmat therëse të futbollistëve që rrotullohen si kllounë, duke simuluar trauma joekzistente. Më pas shkon dhe sheh riprodhimin dhe ai që imiton një dëmtim në kokë, në fund ka marrë një goditje në bythë si rezultat i një goditjeje normale loje. Nëse e kam fjalën për Barella? Këto gjëra ndodhin cdo të dielë...".

SULMI NDAJ SIMONE INZAGHI

Zangrillo ka zemërim edhe për trajnerin e Intert: "Trajneri ynë nuk sillet si një merimangë që shqetëson arbitrin e katërt gjatë gjithë ndeshjes, edhe sepse nëse ngre gishtin ndëshkohet ose përjashtohet. VAR? Nuk e di pse nuk ndërhyri. Përfundimisht nuk është mirë për futbollin, duhet të punojmë, por jo duke bërtitur dhe sharë... Nëse dikush më ka telefonuar? Jo, por AIA e ka marrë parasysh gabimin".

LOJTARËT E GENOAS DËNOHEN NËSE SIMULOJNË

Së fundi, Zangrillo specifikon: "Dua të theksoj se lojtarët e Genoas janë profesionistë që respektojnë një kod etike. Nëse një nga lojtarët e mi simulon dhe përpëlitet si një merimangë, ai ndëshkohet, diçka që nuk e shoh te skuadrat e mëdha. E kam për zemër Barella, që është lojtar i kombëtares dhe profesionist i jashtëzakonshëm, por kur shoh që bën 7 pirueta se një lojtar si Frendrup që është shumë i edukuar karakterialisht e teknikisht mezi e ka prekur, e kuptoj pse arbitri është i mashtruar. Që pastaj nuk kishte imazhet që të tjerët i patën për të vendosur sa më mirë, kjo është një çështje tjetër që duhet përmirësuar...”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI