Flash

Video/ Sherr në hollin e hotelit në Lisbonë: ultrasit e Atalanta sulmojnë ata të Rangers, pa asnjë shkak

Lapsi.al 7 March 2024
Video/ Sherr në hollin e hotelit në Lisbonë: ultrasit e Atalanta
Gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, tifozët e Atalantës dhe ato të Rangers u përfshinë në përleshje në qendër të Lisbonës. Sipas njoftimeve të bëra nga policia, tifozët janë takuar në dyert e hotelit që pret skocezët, të cilët mbërritën dje në Portugali për të mbështetur skuadrën përpara ndeshjes së Europa League kundër Benfica. Rreth orës 23:00 disa tifozë të Atalantës u përpoqën të hynin në hotel për të tentuar të përplaseshin me rivalët e Rangers që në realitet nuk duhej të takoheshin. Në fakt, Atalanta sapo ishte kthyer nga ndeshja e Europa League kundër Sportingut, barazuar 1-1. Më pas tifozët janë zhvendosur në rrugë, pranë sheshit Rossio, ku ka vijuar përplasja fizike: jo vetëm me shqelma dhe grushta, por siç shihet edhe nga pamjet ata godasin njëri-tjetrin edhe me shkopinj e shufra hekuri. Gazetat në Portugali shkruajnë se ka pasur dëme të konsiderueshme brenda hotelit, ndërsa policia nënvizon se për momentin nuk raportohet për tifozë të shtruar në spitale apo edhe të arrestuar.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI