Flash

Video/ Shkelm portës e gishti i thyer, Tuchel ironizohet nga presidenti i Bayern: "Më mirë ai se lojtarët"

Lapsi.al 7 March 2024
Video/ Shkelm portës e gishti i thyer, Tuchel ironizohet nga presidenti i
Kënaqësi e dhimbje për Thomas Tuchel në vigjilje të ndeshjes së kthimit për 1/8 e Champions League ndaj Lazios. Trajneri i Bayern Munich theu gishtin e këmbës, pikërisht para ndeshjes kundër bardhekaltërve, teksa mbante një fjalim motivues për skuadrën. Një ekzaltim i tepërt për 50-vjeçarin që goditi derën me shkelma: këtu ndodhi edhe dëmtimi fizik. “Isha i lumtur të bëja këtë sakrificë”, tha pastaj me shaka ish-tekniku i Chelsea dhe PSG në konferencën për shtyp. Tuchel, i cili do t'u thotë lamtumirë bavarezëve në fund të sezonit, kishte çaluar në fushë dhe madje kishte përdorur edhe një qetësues, por pa e hequr këpucën sepse ishte i sigurt se do të ishte e vështirë ta fuste përsëri për shkak të ënjtjes. Presidenti i Bayern Munich bëri shaka për incidentin: "Shpresoj që të mos jetë shumë serioz. Por të jem i sinqertë, më mirë do ta shoh atë të thyejë gishtin e këmbës sesa një nga lojtarët tanë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI