Flash

Jude Bellingham i shpëton dënimit të dytë, fraza e drejtuar Greenwood ishte ‘Rubbish’ e jo ‘Rapist’

Lapsi.al 7 March 2024
Jude Bellingham i shpëton dënimit të dytë, fraza e drejtuar
Nga dënimi në dënim? jo, në fakt nuk do të ndodhë kështu. Nuk do të ketë asnjë penalizim të dytë ndaj Jude Bellingham, i cili dyshohet se ka fyer rëndë Mason Greenëood gjatë ndeshjes Getafe-Real Madrid më 1 shkurt. La Liga vendosi të refuzojë denoncimin e vendasve, të cilët pretendonin se anglezi kishte përdorur termin 'përdhunues' për të kujtuar historinë që në janar 2022 e pa Greenwood si protagonist. Ish-lojtari i Manchester United u arrestua për akuzat (të cilat më vonë u rrëzuan në një moment të dytë) për sulm dhe tentativë përdhunimi ndaj partneres së tij. La Liga kërkoi një mendim eksperti për leximin e buzëve, por nuk u arrit në asnjë gjykim. Siç shpjegohet nga Marca, nga buzët e lojtarit nuk kuptohet qartë, pasi ai mund të kishte thënë edhe 'rubbish' që do të thotë ‘plehrë’, e jo 'rapist' që do të thotë ‘përdhunues’. Lexo më tejBellingham e quajti 'përdhunues' Greenwood: nis hetimi me lexim buzësh, Jude rrezikon dënimin spektakolar Bellingham megjithatë do të detyrohet të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit spanjoll për shkak të shpërthimit të tij ndaj arbitrit Gil Manzano, për anulimin e golit të tij në fund të ndeshjes Valencia-Real Madrid, duke fishkëllyer fundin e lojës, kur topi po shkonte te anglezi për goditjen fituese me kokë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI