Flash

Video/ Skena filmi në Brazil, policia futet në fushë dhe arreston portierin: është narkotrafikant

Lapsi.al 7 March 2024
Video/ Skena filmi në Brazil, policia futet në fushë dhe arreston
Gjatë një ndeshje futbolli tani rastis të shihet absolutisht gjithçka. E falë përhapjes tashmë pothuajse totale të internetit, telefonave inteligjentë dhe mediave sociale të të gjitha llojeve, çdo skenë e veçantë përfundon drejtpërdrejt në rrjet. Nga kampionatet elitare, te seritë inferiore, deri tek kategoritë amatore, gjithçka filmohet dhe asgjë nuk fshihet nga syri vigjilent i rrjetit. E ajo që ndodhi në Brazil, gjatë një ndeshje amatore, ishte vërtet e bujshme: policia bastisi fushën për të arrestuar... portierin.

BRAZIL, ARRESTOHET PORTIERI: ËSHTË NARKOTRAFIKANT

Gjatë ndeshjes së luajtur në Mutum (380 km nga Belo Horizonte) mes vendasve dhe Durandè, e vlefshme për Copa do Cafè, Policia Ushtarake braziliane bastisi fushën për të arrestuar portierin. 24-vjeçari, më pas, u vu në pranga jashtë terrenit të lojës. Arsyeja e arrestimit? Ai është një trafikant droge shumë i rrezikshëm, i cili është pjesë e një klani vrasësish nga Vitoria. Lexo më tej: Një sharje raciste, përfundon i arrestuar: futbollisti i Corinthians ofendoi rivalin e Internacional Djali ishte i njohur tashmë për policinë në Brazil për krime të ndryshme duke përfshirë kërcënime, sulme dhe trafik droge. Ndaj tij ishte në pritje edhe një urdhër arresti parandalues. Pasi u arrestua, portieri 24-vjeçar u dërgua nga oficerët e policisë në sistemin më të afërt të burgjeve.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI