Flash

Video/ Slavia me 10 lojtarë frikëson Milan, Pulisic qetëson Piolin: pak befasi në Europa League

Lapsi.al 7 March 2024
Video/ Slavia me 10 lojtarë frikëson Milan, Pulisic qetëson

Pak surpriza në ndeshjet e mbrëmjes në Europa League. Milan mposhti 4-2 Slavia Pragës në ndeshjen e parë të 1/8 të Europa League, duke siguruar me shumë vuajtje ndeshjen e parë me çekët. Kuqezinjtë fituan epërsi numerike në mesin të pjesës së parë për shkak të përjashtimit direkt të Diouf (faull ndaj Pulisic). Milan zhbllokoi sfidën në minutën e 34' me një goditje të Giroud. Doudera menjëherë barazoi rezultatin për çekët, por Reijnders dhe Loftus-Cheek i kthyen sigurinë Piolit në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Milan vuajti të gjente hapësirë, e në minutën e 65' u ndëshkua nga Schranz. Por në minutën e 85', me një nga iniciativat e pakta të Leaos, mbërriti goli i Pulisic, që e la Piolin pak më të qetë përsa i përket kthimit në 14 mars.

Lexo më tejVideo/ Roma turpëron De Zerbin, Liverpool bën pesë në shtëpinë e Laçit: Leverkusen shpëton mirë në Baku

Gjashtë gola, një karton i kuq, disa mundësi dhe vetëm një siguri: Milan në Europë nuk dëshiron të ndalet. Në San Siro përfundoi 4-2 për kuqezinjtë. Të besuarit e Piolit u larguan nga fusha me një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8, por në të njëjtën kohë janë të vetëdijshëm se në Pragë, pas një jave, do të duhet Milani më i mirë për të arritur në çerekfinale. Për më tepër, Slavia Praga luajti me dhjetë lojtarë nga minuta e 25' për shkak të përjashtimit të nëntëmbëdhjetë vjeçarit Diouf, fajtor për një faull vrasës ndaj Pulisic. Tani mendja është te Empoli të dielën (15:00), përpara ndeshjes së kthimit kundër djemve të Trpisovsky.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera Marseille është skuadra me një këmbë në çerekfinale. Poker i francezëve ndaj Villareal, që u shpërbë ne Velodrome. Fitore minimale por shumë e rëndësishme për Freiburg kundër West Ham, por anglezët janë në lojë për kthimin në Londër. Mbyllet në barazim 2-2 mes Benfica e Rangers. Portugezët do ta kenë të vështirë në Glasgow të përballojnë skocezët.

Round of 16 Europa League

AC Milan 4-2 Slavia Prague

Benfica 2-2 Rangers

Freiburg 1-0 West Ham United

Marseille 4-0 Villarreal

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI