Flash

Video/ Fiorentina fiton në shtëpinë e Haifa, Barak fiksoi 3-4 në shtesë: nuk ndalet Dinamo në Conference

Lapsi.al 7 March 2024
Video/ Fiorentina fiton në shtëpinë e Haifa, Barak fiksoi 3-4

Fitore piroteknike për Fiorentinën në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Conference League kundër Maccabi Haifa. Në Bozsik Arena të Budapestit, një fushë neutrale që pret ndeshjet europiane të kampionëve të Izraelit, mbyllet 4-3 për Violat mes përmbysjeve të vazhdueshme. Nzola (2') zhbllokoi rezultatin, më pas Seck (12') dhe Kinda (29') i dhanë epërsinë Maccabi Haifa. Në pjesën e dytë Beltran (59') barazoi dhe Khalaili (68') i ktheu izraelitët në avantazh para se Mandragora (73') të ekuilibronte edhe njëherë shifrat. Në minutën e 95' Barak gjeti golin vendimtar, me teknikun Italiano që merr frymë i lehtësuar përpara ndeshjes së kthimit.

MACCABI HAIFA 3-4 FIORENTINA

Finale e pabesueshme në Budapest. Fiorentina rikthehet dy herë dhe më pas me Barak rrëmben fitoren në kohën shtesë. Kështu Viola mposht Maccabi Haifa 4-3 dhe fut më shumë se një këmbë në çerekfinale. Gjithçka duket e lehtë për italianët që kaluan në avantazh pas 2 minutash. Krosimi i Kayode ishte perfekte për goditjen me kokë të Nzola, që zhbllokoi ndeshjen. Pastaj një mbrojtje difektoze i dha izraelitëve kthesën. Seck shënoi nga fare pranë, ndërsa Kinda dehu Kayode dhe ngriu portierin Terracciano. Pjesa e parë përfundoi kështu, me përmbysjen që tronditi Fiorentinën.

Lexo më tej: Video/ Jorgji nxjerr dy me të kuqe, Aston Villa i mbijeton testit Ajax: Maccabi e Lille pothuaj në çerekfinale

Në pjesën e dytë Beltran bëri rezultatin 2-2 me një devijim me majën e këmbës që i dogji kohën Keouf. Maccabi kaloi sërish në epërsi me një goditje të shkëlqyer diagonale nga Khalaili, që ndëshkoi mbrojtjen e dobët të Fiorentinës. Megjithatë, skuadra e Italianos nuk u dekurajua dhe vazhdoi të sulmojë. Barazimi i ri nisi nga një asist i Gonzalez për Biraghi që i shërben Mandragorës në qendër të zonës. Për mesfushorin, depozitimi në rrjetë ishte lojë fëmijësh. Maccabi mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 80' për shkak të kartonit të dytë të verdhë të Shoë, për një faull absurd ndaj Bonaventura. Rrethimi përfundimtar çon në goditjen fituese të Barak dhe fitoren shpresëdhënëse të Fiorentinës.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera, sukses i qartë 2-0 i Dinamo Zagreb. Kroatët, që në grup u mundën nga Ballkani i Ilir Dajës, kanë shkëtërruar 2-0 edhe PAOK, duke qenë më të qetë për kthimin. Edhe Fenerbahce mund ta quajë veten në çerekfinale pas 0-3 me të cilin skuadra turke u imponua në Belgjikë kundër Union St.Gilloise. Nuk ka fitues në Zvicër mes Servette dhe Viktoria Plzen.

Round of 16 Conference League

Dinamo Zagreb 2-0 PAOK FC

Maccabi Haifa 3-4 Fiorentina

Servette 0-0 Viktoria Plzen

Union St.Gilloise 0-3 Fenerbahce

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI