Flash

Ish-gruaja e Khedira, Lena Gercke, modele e stiliste: dizenjon fanellat e Bayern për femra

Lapsi.al 9 March 2024
Ish-gruaja e Khedira, Lena Gercke, modele e stiliste: dizenjon fanellat e Bayern
Lena Gercke, një top-modele gjermane 36-vjeçare e njohur edhe për shkak se ishte e lidhur sentimentalisht me ish-futbollistin Sami Khedira, ka mbetur e lidhur me botën e futbollit. Këtë e tregon edhe fakti se profesionin e saj si stiliste e ka ndërthurur me lojën, duke dizenjuar fanellat e reja të ekipit të femrave të Bayern. Për herë të parë te Bayern Munich pas 54 vitesh, skuadra e femrave do të ketë një fanellë të krijuar dhe projektuar ekskluzivisht për futbollistet dhe që për rrjedhojë do të ndryshojë nga ajo e meshkujve. Për këtë ka menduar ekzkluzivisht Gercke. Fanella e re do të vishet për herë të parë kundër RB Leipzig më 16 mars, por është prezantuar zyrtarisht vetëm më 8 mars, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ish-zonja Khedira e projektoi fanellën e re të Bayern, që duket të jetë një sukses.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI