Flash

Alexander-Arnold thumbon Manchester City, Haaland i përgjigjet me... Tripletën

Lapsi.al 9 March 2024
Alexander-Arnold thumbon Manchester City, Haaland i përgjigjet me...

Ndeshja mes Liverpool dhe Manchester City, e planifikuar për të dielën në orën 16:45, premton të jetë spektakolare. Në fushë dhe më gjerë. Ajo që ndezi ndeshjen, përveç renditjes (i pari përballë të dytit të ndarë me vetëm një pikë), ishin fjalët e dy simboleve të skuadrave, Trent Alexander-Arnold dhe Erling Haaland.

I pari që ngacmoi kundërshtarët e tij ishte mbrojtësi i Livepool, aktualisht i dëmtuar, në një intervistë për FourFourTwo: "City është një makinë e vështirë për t'u ndalur, por në të kaluarën ne kemi treguar se jemi të aftë për ta bërë këtë. Edhe pse ata kanë fituar më shumë tituj se ne dhe ndoshta kamë patur më sukses, trofetë tanë kanë më shumë rëndësi për ne dhe tifozët tanë për shkak të situatës financiare të të dy klubeve dhe sa kanë shpenzuar vitet e fundit”.

Lexo më tej: Real nuk mjaftohet me Mbappé: Perez kërkon të shfrytëzojë dëshirën e Haaland për Madridin

HAALAND: "NDJESI E BUKUR 'TREBLE', NUK BESOJ SE E NJEH..."

Nuk vonoi përgjigja e Haaland, te Citizens vetëm prej një viti, por tashmë një nga fytyrat simbol të kësaj skuadre. Ja fjalët e tij për Sky Sports: "Liverpool mund të flasë sa të dojë, edhe Alexander-Arnold mund të bëjë të njëjtën gjë. Nuk e di pse e bën këtë, por nuk e kam problem. Unë jam këtu prej një viti dhe fitova 'treble' ishte një ndjesi e bukur, nuk mendoj se ai e di saktësisht...”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI