Flash

Video/ Inter shumë i mirë për Serie A: në Bolonja vendos Bisseck, +18 nga Juventus e titulli në dorë

Lapsi.al 9 March 2024
Video/ Inter shumë i mirë për Serie A: në Bolonja vendos
Inter fikson suksesin e dhjetë radhazi në kampionat duke thyer 1-0 në transfertë Bolonjën, në ndeshjen e javës së 28 të Serie A. Në Dall'Ara, një fushë e vështirë e viteve të fundit për zikaltrit, djemtë e teknikut Inzaghi vazhdojnë momentin e shkëlqyer që i bën ata të konsolidojnë gjithnjë e më shumë epërsinë në renditje, me një +18 ndaj Juventus në pritje të ndeshjes së bardhezinjve kundër Atalantës. Ndeshjen e vendosi Bisseck (37') me një goditje me kokë, në asistin e Bastonit, që befasoi kuqeblutë. Zikaltrit u treguan të kujdesshëm më pas në pjesën e dytë për të kufizuar zotërimin e topit të lojtarëve të Motta që u bënë agresivë në fund pa mundur të ndryshojnë fatin e ndeshjes. Pas gjashtë sukseseve radhazi, Bolonjës iu desh t'i dorëzohej kryesuesve të kampionatit, gjithnjë e më shumë në arrati drejt yllit të dytë. Lexo më tej: Video/ Asllani e Sanchez shembin Genoa, Inzaghi arratiset +15: "Goli i parë me Inter nuk harrohet kurrë" Inter kalon edhe në Bolonja, arrin fitoren numër 13 nga 13 takime në 2024 (10 radhazi në Serie A) dhe shkon +18 ndaj Juventus. Titulli kampion po afrohet gjithnjë e më shumë, madje para kësaj është ndeshja e kthimit e 1/8 e Champions League të mërkurën kundër Atletico Madridit. Në Dall'Ara vendosi goli i Bisseck, me një goditje me kokë në pjesën e parë. Edhe një herë Sommer mbeti i pamposhtur. Inzaghi mund të buzëqeshë: do të shkojë në Metropolitano me shpirt të lartë, pasi mundi një kundërshtar që vinte nga 6 fitore radhazi.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI