Flash

Video/ Shtylla, gola të anuluar e spektakël: City reziston në Anfield ndaj Liverpool, fiton... Arsenal

Lapsi.al 10 March 2024
Video/ Shtylla, gola të anuluar e spektakël: City reziston në

Java e 28-të e Premier League dhuron një Liverpool-City me intensitet shumë të lartë. Në pjesën e parë, Citizens kaluan në avantazh me Stones dhe mund të kishin dyfishuar. Pjesa e dytë pastaj ishte e gjitha e Reds. Mac Allister barazoi me penallti dhe Klopp iu afrua fitores në disa raste. Tani renditja është shumë e ngjeshur: Arsenal e Liverpool kryesojnë me 64 pikë, +1 ndaj City.

Me pikë do ta kishte merituar Liverpool, por ndeshja më e shumëpritur e javës së 28 dhe ndoshta e të gjithë Premier League përfundoi 1-1, me Man City që arrin të largohet me një pikë nga Anfield. Citizens shtynë përpara me De Bruyne, por Klopp dhe Liverpool u përgjigjën me Nunez e Diaz. Ndeshja ishte zbavitëse, ritmi shumë i lartë dhe në minutën e 23' City kaloi në avantazh në zhvillimet e një goditje këndi. Aké bëri një bllokim të përsosur ndaj Mac Allister dhe Stones mundi të ndërhynte për devijimin fitues në shtyllën e afërt, duke befasuar Kelleher. Citizens kërkuar menjëherë dyfishimin me Haaland, por Van Dijk e mbajti norvegjezin në mënyrë të përsosur gjatë gjithë ndeshjes dhe City nuk arriti të godasë.

SHTYLLA E POLEMIKA

Në pjesën e dytë miqtë hynë në fushë me pak përqendrim dhe Aké ishte i pavëmendshëm duke befasuar Ederson me një pasim prapa. Nunez parapriu portierin, që e rrëzoi në zonë. Penalltia ishte e pashmangshme dhe Mac Allister nuk gaboi duke barazuar 1-1 në minutën e 50', me Ederson që nuk mundi të vazhdonte më i dëmtuar. Ortega në fushë dhe pati shumë punë në shënjestër të Luis Diaz, i cili gaboi në dy raste ballë për ballë me portierin. Klopp futi në fushë edhe Salah dhe Reds morën kontrollin e ndeshjes, por Ortega ishte vendimtar edhe ndaj Mac Allister.

Lexo më tej: Alexander-Arnold thumbon Manchester City, Haaland i përgjigjet me... Tripletën

City mbrojti barazimin, duke ndërtuar vetëm një shans (të rastësishëm) me Foden që e përplasi topin në traversë dhe goditi shtyllën me zëvendësuesin Doku në minutën e 88', mes rasteve të vazhdueshme (14 me 3) të Liverpool. Reds shënuan me Elliott në minutën e 94', pasi Gakpo goditi traversën, por gjithçka u ndal për shkak të pozicionit jashtë loje të Salah. Kontestime edhe për faullin e Doku ndaj Salah të pa akorduar nga arbitri, që e mbylli sfidën në barazim.

Premier League England

Aston Villa 0-4 Tottenham Hotspur

Brighton 1-0 Nottingham Forest

West Ham United 2-2 Burnley

Liverpool 1-1 Manchester City

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI