Flash

Partizani poker me 10 lojtarë, Shehi dy fitore radhazi: pozicioni i Bintsouka tërbon Erzenin

Lapsi.al 10 March 2024
Partizani poker me 10 lojtarë, Shehi dy fitore radhazi: pozicioni i

Partizani kalon traumën e Kupës së Shqipërisë, ku u eliminua nga Kukësi në çerekfinale, duke shkatërruar 4-0 Erzenin. Në Arena Egnatia të kuqtë pas avantazhit të dyfishtë me Carën e Mba, luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Kartoni i kuq i Prekës nuk influencoi te njerëzit e Shehit, që mbyllën llogarinë me Atanaskoski e Bintsouka. Protesta të Erzenit për pozicionin e kongolezit në rastin e golit të tretë të të kuqve, kur shijakasit po ushtronin presion.

Partizani nuk pati impaktin më të mirë me ndeshjen, nën presionin e kundërshtarit, që nuk po i lejonte hapësira. Shehi nuk hodhi në fushë asnjë nga të rikthyerit nga dëmtimi e skualifikimi, duke preferuar forcën e Mba dhe eksperiencën e Vilës. Gjërat ndryshuan në minutën e 15, kur Asani shkaktoi një penallti duke goditur Hadrojin. Asnjë dyshim për arbitrin Bajramaj e asnjë problem për Carën të shënonte avantazhin, duke mundur Hasanbellin. Të kuqtë morën kontrollin e lojës dhe dyfishuan shifrat me Mba pas gjysëm ore lojë. Asist i Buxhelajt dhe nigeriani kaloi edhe portierin përpara se të depozitonte në rrjetë. Nuk arriti Atanda ta largonte topin në vijë, si kishte bërë pak më parë në konkluzionin e Maguette. Erzeni reagoi me forcë dhe mund të kishte shkuar në pushim me rezultat të ngushtuar, nëse Hoxha nuk do të kishte bërë dy ndërhyrje brilante nga Mihanës dhe Atanda.

ME 10 LOJTARË

Erzeni u shty përpara edhe me rifillimin e lojës, duke e bërë Shehin të kuptonte se dicka duhet të bënte ndryshe. Migone e Kahrimanovic po frikësonin rregullisht prapavijën e kuqe, kur tekniku i Partizanit ndryshoi taktikë, duke kaluar në 3-5-2 për mbulim më të madh. Gjërat funksionuan menjëherë dhe Bintsouka, i hedhur në fushë krah Mba u ndal vetëm nga shtylla.

Lexo më tejPartizani, rikthehen “peshat e rënda”: Skuka, Rrapaj e Keko kthehen me Erzenin, në dyshim Mehmeti

Sidoqoftë, kartoni i kuq naiv i Prekës e bëri Erzenin të hidhej plotësisht në sulm. Atëherë erdhën edhe kundërsulmet vrastare të të kuqve. Atanaskoski shënoi golin e tretë në minutën e 84', por Erzeni protestoi për pozicionin në dukje të parregullt të Bintsouka. Arbitri Bajramaj e konsideroi jo influent, duke vlerësuar golin, edhe pse krosimi dukej i adresuar për kongolezin. Tre minuta më vonë, pastaj, Binstouka mbylli llogaritë duke firmosur pokerin me asistin e Maguette dhe parabolën perfekte që mposhti Hasanbellin. Ngjitet momentalisht në vendin e dytë skuadra e Shehit, me 46 pikë, aq sa Vllaznia, ndërsa Erzeni mbetet i parafundit me 26 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI