Flash

Pogba, ofertë për të luajtur nga një skuadër ruse: "Eja të luash me ne"

Lapsi.al 11 March 2024
Pogba, ofertë për të luajtur nga një skuadër ruse:
Ndërsa Paul Pogba ende po lufton për të reduktuar dënimin 4-vjeçar për doping (stafi i tij ka premtuar të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë), klubi rus Broke Boys është përpjekur të shfrytëzojë rastin për të tërhequr vëmendjen. Ata i kanë propozuar mesfushorit, ende nën kontratë me Juventus, të luajë për ta. “Por ai refuzoi me mirësjellje”, pranoi drejtori sportiv Artjom Chatjaturjan. Një përgjigje më se e kuptueshme duke qenë se Brokye Boys janë pjesë e Media Football League, një kampionat rus, i lindur në vitin 2022 dhe jo i lidhur me Federatën e Futbollit, në të cilin luajnë personazhe të famshëm si aktorë dhe influencues. “Mund të duket si shaka, por ne e kemi thirrur. Deri tani ai ka refuzuar me mirësjellje. Ai është në një moment të dëshpëruar dhe ka nevojë për kohë për të pranuar që një nga futbollistët më të mirë në botë nuk do të mund të luajë për kaq gjatë. Për momentin MFL është më seriozja, për nga statusi dhe niveli, në të cilën Pogba mund të luajë”, tha Chatjaturjan.

PROPOZIMI NË RRJETET SOCIALE PËR POGBA

 
View this post on Instagram
 

A post shared by ?? ????? ???? (@brokeboysfc_official)

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI