Flash

Video/ Fiorentina, makthi i penalltive: tjetër gabim, Llorente firmos barazimin për Romën në minutën 95'

Lapsi.al 10 March 2024
Video/ Fiorentina, makthi i penalltive: tjetër gabim, Llorente firmos
Fiorentina dhe Roma nuk përfituan nga ngadalësimi i Bolonjës dhe Atalantës, duke bllokuar njëri-tjetrin në një barazim 2-2 në Franchi në një ndeshje plot befasi. Me një pjesë të parë të dominuar nga ritmi dhe rastet, Fiorentina zhbllokoi ndeshjen me Ranierin në minutën e 18'. De Rossi revolucionarizoi Romën taktikisht në pjesën e dytë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 58' me Aouar, por duke u rrëzuar sërish për shkak të golit të Mandragorës pas një përgjumje kolektive. Në minutën e 80', skuadra e teknikut Italiano humbi penalltinë e pestë radhazi – këtë herë me Biraghi- dhe, nga avantazhi i mundshëm i dytë, pësoi golin e barazimit në minutën e 95' nga Llorente. Lexo më tej: Video/ Cambiaso e Chiesa nuk mjaftojnë, Koopmeiners e zbret Juventus të tretin: fiton Milan e Verona Roma barazoi në Franchi në gulçimin e fundit kundër një Fiorentine që shpenzoi shumë mundësi, përfshirë një penallti. Në pjesën e parë të dominuar nga skuadra e teknikut Italiano, hapi ndeshjen një gol i Ranierit (18'). Shumë raste të shpërdoruara nga vendasit e në pjesën e dytë, shtytja ofensive e verdhekuqve çoi në barazimin e Aouar (58'). Pikërisht në momentin e vuajtjes më të madhe, Fiorentina kaloi në epërsi me Mandragora (69'). Kishte kohë edhe për një penallti të humbur, të goditur shumë keq nga Biraghi (pritje e Svilar) në minutën e 80', përpara se në sulmin e fundit Violat të befasoheshin në minutën e 95' nga goli i Llorente.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI