Flash

"Ndjesë, por kur do të fitosh...". Vodhi penalltinë ndaj Genoa, ndjesa e Barella nxjerr bllof arbitrin Ayroldi

Lapsi.al 11 March 2024
"Ndjesë, por kur do të fitosh...". Vodhi penalltinë

Inter vazhdon të marrë fitore që po e afrojnë gjithnjë e më shumë me titullin e 20, që do të thotë ylli i dytë në fanellën e tyre. Zikaltrit dolën fitues edhe në fushën e vështirë të Bolonjës, por në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë Nicolò Barella. Mesfushori ka dashur të rikthehej në episodin e penalltisë gjatë ndeshjes mes Inter dhe Genoa, akorduar nga Ayroldi.

PENALLTIA E DYSHIMTË

Para Bologna-Inter, zikaltërit kaluan 2-1 në kampionat kuqeblutë e Genoa. Një ndeshje e komplikuar e cila u vendos edhe nga një penallti mjaft e dyshimtë e akorduar për milanezët. Protagonist ishte Nicolò Barella i cili, siç u vu re më pas nga pamjet e VAR-it, ekzagjeroi rënien duke mashtruar arbitrin dhe dhomën e VAR-it.

"KËRKOJ NDJESË POR..."

"Më akuzuan se isha simulator, nuk jam. Qëllimi im nuk ishte të bëja një simulim, por unë gabova në reagimin tim. Kur bën një gabim mund të kërkosh falje dhe e ndjej të kërkoj ndjesë për atë moment. Por kur dëshiron të fitosh, t'i bën gjëra që nuk do t'i bësh. E për këtë arsye unë doja të kërkoja ndjesë".

AUDIO VAR-AYROLDI

E duke qenë se vijon të diskutohet penalltia e dhënë për Inter në në San Siro, vendimtare për fitoren 2-1, është zbuluar edhe dialogu mes VAR dhe arbitrit Ayroldi për atë që ndodhi në fushë. Nga dhoma e videove thirrën arbitrin duke sugjeruar një anulim të mundshëm të penalltisë, por gjetën vendosmërinë e arbitrit Ayroldi: "Kap topin por e merr përpara. Nuk mund të futet kështu, për mua është penallti".

"Për mua kjo është një penallti edhe pse ai prek topin - mund të dëgjohet në audion e luajtur gjatë Open Var në DAZN -. Ai nuk mund të futet kështu," komentoi arbitri drejtpërdrejt nga fusha për ndërhyrjen e Frendrup në zonë. Një vendim i gabuar, siç u shpreh zv/komisioneri i CAN, Dino Tommasi: "Unë do të thosha se ka gabuar. Ndjesia në fushë mund të ishte ajo, por Ayroldi duhej të ishte distancuar prej saj dhe të zbatonte rishikimin në terren. VAR kishte të drejtë që e thirri, por arbitri duhet t'i kishte parë imazhet me mendje të hapur. Në çdo rast është një gabim i dobishëm për rritjen e tij".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI