Flash

Kukësi i dëshiruar nga të gjithë si kundërshtar: nesër shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Lapsi.al 11 March 2024
Kukësi i dëshiruar nga të gjithë si kundërshtar:
Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të njohin nesër kundërshtarët e tyre, si pengesë e fundit drjet finales së trofeut të lakmuar. Egnatia, Vllaznia e Tirana kërkojnë të gjithë që nga goglat e shortit të dalë Kukësi. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë hedhjen e shortit për këtë fazë të edicionit të Kupës së Shqipërisë 2023/2024, ditën e martë më datë 12 mars, në orën 11:00. Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat. Shorti do të jetë i lirë, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë: Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia. Për tu prezantuar në katër më të mirat, Kukësi eliminoi në mënyrë befasuese Partizanin, Tirana kaloi vetëm me penallti Teutën, Vllaznia në kohën shtesë Erzenin dhe vetëm Egnatia fitoi të dy ndeshjet me Laçin. Lexo më tejE pabesueshme, Kukësi 'flak' Partizanin nga Kupa me penallti: turpërohen të kuqtë, kishin fituar ndeshjen e parë Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI