Flash

"Di Bello më shkroi i dëshpëruar": Rocchi, e gjithë e vërteta mbi arbitrin, Lazio-Milan e Inter-Atalanta

Lapsi.al 4 March 2024
"Di Bello më shkroi i dëshpëruar": Rocchi, e

Gianluca Rocchi, në takimin javor të “Oper Var” në Dazn, iu rikthye episodeve më të diskutueshme të javës së fundit të trazuar në Serie A. Dizenjatori i arbitrave raportoi keqardhjen e arbitrit Di Bello, në qendër të stuhisë për drejtimin e Lazio-Milan. "Ai është i mërzitur, më shkroi një mesazh". Rocchi pastaj kritikoi vendimin e arbitrit të linjës në Inter-Atalanta, i cili ngriti në mënyrë të papërshtatshme flamurin gjatë aksionit që çoi në dhënien e penalltisë për skuadrën e teknikut Inzaghi.

ROCCHI PËR LAZIO-MILAN E ARBITRIN DI BELLO

"Di Bello më shkroi një mesazh pas kritikave për Lazio-Milan: 'Më vjen keq, mund të kisha bërë më mirë'. Ishte i dëshpëruar. Nëse do të marrim masa? Para së gjithash, duhet ta rikuperojmë sa më shpejtë".

Lexo më tej: AIA pezullon arbitrin Di Bello për një muaj: “Në pjesën e dytë i doli ndeshja nga kontrolli”

ROCCHI MBI PENALLTINË E MUNDSHME TË MAIGNAN NË LAZIO-MILAN

“Është një episod shumë në limit, jemi dakord për këtë, në këtë rast është e drejtë që arbitri në fushë të vendosë duke parë dinamikën e veprimit nga atje. Por nëse penalltia do të ishte dhënë, kjo do të kishte mbetur zgjidhja përfundimtare. Nëse jep penallti, nuk themi se është gabim”.

ROCCHI MBI INTER-ATALANTA

“Është një gabim shumë i rëndë për ne kur asistenti Zingarelli ngre menjëherë flamurin gjatë aksionit që çon në penallti për Inter. Bravo arbitrit Colombo që priti dhe i fryu bilbilit më pas, në mënyrë që VAR të mund të ndërhynte për prekjen me krah të Miranchuk. Gjymtyra është në një pozicion të panatyrshëm, OFR bën punën e saj për ta vendosur këtë. Është e qartë se disa vendime të vendosura nën lenten e VAR shkaktojnë diskutime, por vlerësimi është sigurisht i saktë”.

ROCCHI E MOMENTI I VËSHTIRË I ARBITRAVE

“Më vjen keq që e gjithë puna e arbitrave që po bënin mirë po kritikohet ose vihet në pikëpyetje për një ose dy ndeshje që shkuan keq”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI