Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

"Turp, më keq se në Pekin!": britma e teknikut Mazzarri pas Superkupës së fituar nga Inter

Lapsi.al 23 January 2024
"Turp, më keq se në Pekin!": britma e teknikut Mazzarri pas

Zemërimi, humbja, “protesta” në dhomat e zhveshjes gjatë ndarjes së çmimeve dhe në fund heshtja. Superkupa e Italisë nuk arrin t'i sjellë gëzim teknikut Walter Mazzarri, humbja e dytë në finale pas asaj në vitin 2012 ndaj Juventus. E trajneri i Napolit i referohet pikërisht asaj ndeshje në momentin e përjashtimit të diskutueshëm të sulmuesit të tij Simeone: “Më keq se Pekini! Është turp!”.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, në Kinë, Napoli (në rezultatin 2-2 kundër Juves) mbeti me nëntë lojtarë në fund të ndeshjes për shkak të dy kartonëve të kuq të dhënë nga gjyqtari Mazzoleni. I pari, për Goran Pandev për një frazë fyese. ndërsa i dyti, për një karton të dyfishtë të verdhë, ndaj Juan Camilo Zuniga.

Lexo më tejVideo/ Superkupa është e Inter, Inzaghi rekordmen: Lautaro në shtesë shemb Napolin me 10 lojtarë

Pas golit të shënuar nga Lautaro, Mazzarri u kthye në dhomat e zhveshjes për të qëndruar atje derisa skuadra të nisej për në aeroport, nga ku do të kthehej në Napoli. Në fakt, ashtu si në Pekin 2012, trajneri humbi ceremoninë e ndarjes së çmimeve me dorëzimin e medaljes së argjendtë dhe më pas, me zgjedhjen e klubit (që lejoi vetëm De Laurentiis të fliste), nuk dha intervista.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI