Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Video/ Uzuni dorëzohet përpara Atletico: Morata i jep fitoren Simeones, Granda proteston për një penallti

Lapsi.al 22 January 2024
Video/ Uzuni dorëzohet përpara Atletico: Morata i jep fitoren

Java e 21 e La Liga mbyllet me fitoren e Atletico Madrid, që mposhti 1-0 Granadën në ndeshjen e së hënës. Colchoneros dominuan ndeshjen për fraksione të tëra dhe e thyen bllokimin në minutën e 54'. Alvaro Morata nuk gaboi në krosimin e Griezmann, duke shënuar golin e 13 në kampionat. Simeone rimerr kështu vendin e katërt së bashku me Athletic Bilbao, por ndizen polemikat. Granada, që ishte pranë golit në minutën e 96', protestuan për një prekje me dorë të Gimenez në zonë.

67 MINUTAT E UZUNIT

Në Nuevo de los Carmenes ndeshja përjetoi një fazë fillestare në ekuilibër, që u prish nga mundësitë e para për Atleticon. Batalla bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Moratas, i cili më pas shpërdoroi disa raste. Uzuni luajti për 67 minuta pa mundur ti bëjë keq Simeone, që në pjesën e dytë largoi Riquelme dhe Llorente për Samuel Lino dhe De Paul. Anësori brazilian sfidoi menjëherë Batalla, që nuk mund të bënte asgjë në minutën e 54'. Morata, në krosimin e Griezmann, shënon 1-0. Sulmuesi është tashmë një gol larg golashënuesve më të mirë Bellingham (Real) dhe Dovbyk (Girona), të cilët kryesojnë me 14 gola.

Lexo më tejVideo/ "Real na vodhi ndeshjen". Akuza të rënda nga Almeria, Ancelotti i beson arbitrit: "I pa në VAR"

Saul pa t'i anulohet goli i dytë, ndërsa Griezmann goditi shtyllën, por fundi është i gjithi për Granada. Rojiblancos protestuan për shkak të një prekje me dorë të Gimenez në zonë, që nuk u gjykua e tillë nga arbitri. Pastaj patën një mundësi të bujshme për të barazuar në minutën e 96', ku shpëtimi në linjë i Hermoso ishte vendimtar. Atletico nuk kishte fituar jashtë shtëpisë (në La Liga) që nga 21 tetori, me katër humbje radhazi. Colchoneros ngrihen kështu në 41 pikë, duke iu bashkuar Athletic Bilbaos në vendin e katërt. Humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Granadën, ende e parafundit me 11 pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI