Flash

Zoran Zekic nuk është më trajner i Partizanit, Osijek i paguan 100 mijë euro: Shehi pret në Durrës

Lapsi.al 9 October 2023
Zoran Zekic nuk është më trajner i Partizanit, Osijek i paguan

"Kam disa probleme personale, por nuk dua të them asgjë më shumë, do flas me Gazin dhe do të vendosim për të mirën e Partizani dhe si të zgjidhim këtë situatë tani". Fjalë që Zoran Zekic i tha në përfundim të ndeshjes së fituar jo pa drithërima, 4-3 me Kukësin e vendit të fundit. Fjalë që lajmëronin qartazi divorcin dhe ai nuk vonoi. Nëse Partizani hesht në mënyrë të pakuptimtë për të ardhmen e pankinës së kampionëve në fuqi, mediat kroate kanë zbuluar detaje të zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Sipas “sportske.jutarnji.hr”, pas bisedimeve të zhvilluara sot mes presidentit Gaz Demi, teknikut Zekic dhe përfaqësuesve të Osijek të kuqtë pranuan ta prishin marrëveshjen përkundrejt një shume prej 100 mijë eurosh.

SPORTSKE.JUTARNJI.HR

"Nuk ka më pengesa që Zoran Zekić të mund të ngjitet për herë të dytë në pankinën bardheblu. Osijek ka blerë lirinë e Zeka, duke i paguar Partizanit 100.000 euro dëmshpërblim dhe e ka zgjidhur situatën" shkruan gazeta kroate.

"Në Opus Arena prisnin me padurim lajme nga Shqipëria - vazhdon shkrimi -. Në të njëjtën kohë, Zoran Zekić priste të ulej në tavolinë me presidentin e Partizanit Gaz Demi për të dakordësuar mënyrën e divorcit nga klubi kampion në fuqi. Bëri pjesën e tij me ndershmëri, nuk u largua sapo Osijek e thërriti, por drejtoi ndeshjen që Partizani kishte deri në pauzën e kombëtareve dhe doli me një fitore. Vetëm pasditen e vonë Zekić e drejtuesit e Osijek kanë mund të marrin frymë lirisht. Kanë një trajner!

OSIJEKEXPRES

Në anën tjetër, Osijekexpres i bën eko: "Ashtu si Dinamo “rrëmbeu” Rijekën, ashtu si Osijek humbi dikur të ndjerin Poklepoviç sepse u thirr nga “tempulli i Luka Kaliterna”, ashtu edhe Osijek “i rrëmbeu” trajnerin Partizanit dhe ftoi “djalin” të kthehet nga Shqipëria në shtëpi - shkruan gazeta -. Trajneri më jetëgjatë i NK Osijek po kthehet! Te NK Osijek! Zekic do të marrë vendin e Tomas në pankinën e Osijek. "Mbreti vdiq, rroftë mbreti". Stjepan Tomas u shkarkua dhe Zoran Zekić kthehet te Osijek. Në vetëm pak muaj, trajneri aktual i Partizanit ka bërë valixhet gati dhe është drejtuar për në Opus Arena".

PO SHEHI?

E ndërkohë, i përzgjedhuri dukej se është Orges Shehi, vetëm se cështja është pak e komplikuar. Ish-tekniku i shkarkuar nga Tirana të enjten e kaluar, pret të zgjidhë financiarisht kontratën me bardheblutë. Në këtë moment, 46 vjecari ka prioritet pikërisht të marrë pagesën që i takon nga bardheblutë. Një situatë e ndërlikuar sepse Partizani kërkon një trajner menjëherë, duke përfituar nga pauza e kampionatit. Pa harruar se në 19 tetor do të luhet derbi me Tiranën. E nuk ka kohë për të humbur.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI