Flash

Prekja me dorë në golin e Pulisic, zbret në fushë shefin e arbitrave Rocchi: "Zero siguri për gabimin"

Lapsi.al 9 October 2023
Prekja me dorë në golin e Pulisic, zbret në fushë shefin e

Faull me dorë apo jo? Prej më shumë se një dite Italia debaton për golin e Christian Pulisic në Genoa-Milan. Genoa, përmes presidentit Zangrillo, kritikoi ashpër zgjedhjen e VAR për të mos vazhduar me 'on field revieë'. E tani Gianluca Rocchi, dizenjatori i AIA, ka shprehur mendimin e tij për këtë çështje: "Nëse nuk ka siguri në imazhe, lihet vendimi i fushës - i tha Dazn ai -. E kuptoj që është e vështirë të pranosh një vendim të tillë sepse lë dyshime, siç na la neve. Por e rëndësishme është që ata që punojnë në monitor të jenë skrupuloz dhe të përpiqen për të vërtetën. Aty ku nuk gjendet e vërteta 100% duhet të lihet ajo që është vendosur në fushë”.

Lexo më tej: FOTO/ Dalin pamjet e prekjes me dorë të Pulisic: VAR e konsideroi gol të rregullt, tërbohet Genoa

Diçka e dëgjuar tashmë edhe gjatë rastit McKennie në Juventus-Lazio. Aty pamjet nuk sqaronin qartë nëse topi kishte dalë nga fusha apo jo. "Aty ku imazhi që ofron teknologjia nuk është i qartë, është e drejtë të vazhdohet të merret vendimi i fushës - shtoi Rocchi -. Futbolli nuk është një shkencë ekzakte". Për ata që e krahasuan episodin në Marassi me atë që ndodhi në Milano-Udinese në shkurt 2022 (prekja e supozuar nga Udogie para golit), kjo ishte përgjigja e drejtuesit të arbitrave: "Ishte gjithashtu një rast kompleks plot polemika. Në atë kohë ishte e kuptueshme, por ne bëmë të njëjtin arsyetim si atëherë edhe në Xhenova të shtunën në mbrëmje. Ne punojmë duke kërkuar të vërtetën, ku nuk e gjen nuk mund të shkosh në sensacion".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI