Flash

Video/ Trigolëshi i Bintsouka tërheq Partizanin drejt fitores: ritëm e festival golash me Kukësin

Lapsi.al 8 October 2023
Video/ Trigolëshi i Bintsouka tërheq Partizanin drejt fitores:

Pas humbjes në Korçë me Skënderbeun, Partizani është kthyer te fitorja, duke mposhtur 4-3 Kukësin. Në “Arenën e Demave”, për javën e tetë të Superiores, u luajt një ndeshje shumë delikate. Zekic, i shqetësuar nga zërat për një largim të mundshëm nga të kuqtë, pa skuadrën e tij të dominonte fillimin, por të paaftë të mbyllte ndeshjen në asnjë moment. Protagonisti absolut Bintsouka me tre gola, trisi i parë me fanellën e të kuqve.

Të gjithë e menduan një sfidë të thjeshtë, kur Partizani shënoi dy herë në 5 minutat e para. Dy gola të shpejtë me Carën e Bintsouka mund të kapitullonin çdo epik, por gabimi i të kuqve ishte se lejuan kundërshtarin të luante topin. Kukësi mori zemër dhe ngushtoi diferencën me një silurë të Salami. Sulmuesi mposhti Hoxhën, duke i dhënë shpresë Stavri Nicës në pankinë. Por pikërisht në fundin e pjesës së parë, Bintsouka shënoi golin e tretë, duke kthyer qetësinë në pankinën e Zekic.

Asgjë e mbaruar, sepse neglizhencat difensive të Partizanit janë të frikshme. Kështu, autogoli i Bytycit sapo skuadrat u kthyen në fushë, hapi edhe njëherë ndeshjen. As koha për të shpresuar sepse Bintsouka kompletoi trigolëshin e tij personal, duke treguar nuhatjen e tij para portës. Shumë e pakujdesshme mbrojtja e bluve në minutën e 57' me Kukësin të detyruar të ndjekë edhe njëherë dy gola diferencë. Verilindorët sidoqoftë nuk hoqën dorë nga ndeshja dhe meritojnë komplimente për këtë. Hasaj shënoi me kokë golin e tretë në minutën e 73', duke kthyer në lojë të besuarit e Nicës. Madje numri 10 mund të befasonte të kuqtë në fund, por u mbyll 4-3 me fitoren e Partizanit. 11 pikë për Partizanin, në vendin e pestë, por me dy ndeshje ende për të rikuperuar. Kukësi mbetet në vështirësi, në vendin e fundit, por ngjitur me grupin e skuadrave të tjera.

GOLAT E PARTIZANI-KUKËSI 4-2

[video width="720" height="398" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/partizani-gol-1.mp4"][/video]

[video width="904" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/partizani-gol-2.mp4"][/video]

[video width="720" height="398" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/Kukesi-gol-1.mp4"][/video]

[video width="904" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/partizani-gol-3.mp4"][/video]

[video width="720" height="398" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/Kukesi-gol-2.mp4"][/video]

[video width="904" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/partizani-gol-4.mp4"][/video]

[video width="896" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/Kukesi-gol-3.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI