Flash

Video/ Atalanta rikuperon dy gola, por e fundos Vecino: Lazio fiton, Sarri përjashtohet

Lapsi.al 8 October 2023
Video/ Atalanta rikuperon dy gola, por e fundos Vecino: Lazio fiton, Sarri

Pas suksesit në Glasgow, Lazio rigjeti fitoren edhe në kampionat duke mposhtur 3-2 Atalantën në fund të një ndeshjeje me ritme mjaft të larta. Pas 11' minutash bardhekaltrit e panë vetën në 2-0. Autogoli i De Ketelaere dhe Castellanos u duk se drejtuan ndeshjen. Por Atalanta mori kontrollin e ndeshjes. Ederson rihapi takimin me një goditje me kokë në minutën e 33'. Pastaj në minutën e 63' një tjetër goditje me kokë, ajo e Kolasinac, barazoi rezultatin. Në fund Vecino, me një asist të Castellanos, u kujdes për t'i dhënë tre pikët teknikut Sarri, i cili u përjashtua nga fusha.

Lazio shënoi dy gola në 11 minuta, por pësoi një rikthim të frikshëm nga Atalanta, përpara se goli i vonuar i Vecino të vendoste ndeshjen. Përfundoi 3-2 në Olimpico, në fund të një ndeshjeje intensive dhe spektakolare. De Ketelaere hapi rezultatin me autogol në minutën e 5', Castellanos dyfishoi rezultatin, duke futur në rrjetë një krosim të Felipe Anderson në minutën e 11'. Bergamaskët patën meritën të mos dorëzoheshin. Në minutën e 33' Ederson rihapi ndeshjen me kokë, pastaj në krosimin e Ruggeri, barazoi Kolasinac. Por nuk kishte mbaruar, sepse në minutën e 83' Vecino në gjysmë-kthesë arriti t'i japë tre pikë Lazio.

Lexo më tej: Video/ Genoa dënohet nga Pulisic, 'portieri' Giroud shpëtoi rezultatin: Milan i vetëm në krye të Serie A

MONZA 3-0 SALERNITANA

Monza mundi 3-0 Salernitana në ndeshjen e javës së tetë të Serie A duke marrë suksesin e dytë radhazi në kampionat. Monza bashkohet me Lecce në vendin e shtatë, me 12 pikë. Pjesa e parë ishte e dominuar nga skuadra briancole, e cila zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 9' minutash me Colpani. Vendasit gjetën dyfishimin në minutën e 18' me golin e parë të tealentit Vignato në Serie A (në debutimin e tij si titullar). Në pjesën e dytë skuadra kampane tentoi një reagim. Ata iu afruan golit më shumë se një herë, por u përballën me një super Di Gregorio. E në fund morën trisin e Pessina me penallti. Sousa mbetet në vendin e parafundit në renditje në pritje të rezultatit të Cagliari. Tani pankina e tij është e lëkundur.

FROSINONE 2-1 VERONA

Frosinone vazhdon të ëndërrojë për një renditje të lartë, duke arritur në 12 pikë pas 8 javësh. Skuadra e drejtuar nga Di Francesco mposhti Hellas Verona me një supremaci që shkon përtej rezultatit 2-1. Vendasit dominuan në zonën ofensive dhe në krahë, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin. Golat erdhën pikërisht nga krahët, me avantazhin e Reinier (46'pp). Llogaritë i mbylli një Soulé gjithnjë e më vendimtar në minutën e 66'. Goli i Djuric (93') dhe presioni i fundit i Hellas ishin të kotë.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI