Flash

“E dimë çfarë na pret po morëm rezultat pozitiv”: Ylber Ramadani i kujdesshëm para përplasjes me Çekinë

Lapsi.al 9 October 2023
“E dimë çfarë na pret po morëm rezultat

“Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë, pasi kundërshtari është i fortë. Kanë pësuar vetëm dy gola, por ne duhet të futemi në fushë vetëm me qasjen e duhur, pa eufori dhe ta bëjmë maksimumin e të marrim rezultatin pozitiv”. Ylber Ramadani ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Çekinë, për kualifikueset e kampionatit europian “Gjermani 2024”. Një ndeshje delikate, duke parë edhe si u zhvillua beteja e shtatorit në Pragë. Sidoqoftë, mesfushori i Lecce e di se do të ketë avantazhe këtë herë për kuqezinjtë. “Ndeshja në shtëpi është më ndryshe, pasi luajmë në fushën tonë, kemi tifozët tonë që na përkrahin shumë. Do hyjmë më ndryshe në fushë, do hyjmë për ta fituar ndeshjen”.

Lexo më tej: Video/ Goditje e rëndë për kombëtaren, Ismajli nuk ia del: do të mungojë ndaj Çekisë dhe Bullgarisë

Mundësi për llogari nuk është se ka, ose më saktë e rëndësishme është të mos humbasim. Të paktën në vlerësimin që bën Ylber Ramadani është kështu: “Normalisht ne do hyjmë në fushë për më shumë, pasi kemi tre finale dhe kjo është njëra prej tyre. Do hyjmë të japim maksimumin, pasi e dimë çfarë na pret po e morëm rezultatin pozitiv – analizoi mesfushori, që shtoi -. Janë edhe tre ndeshje, siç thashë edhe më parë janë tre finale. Llogaritë do të bëhen pastaj. Ne duhet të hyjmë në këtë ndeshje të bëjmë maksimumin sepse është ndeshje e rëndësishme, sikurse edhe dy të tjerat. Shpresojmë të bëjmë mirë, pastaj në fund bëhen llogaritë”.

https://www.youtube.com/watch?v=q-7g9kkwq_I

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI