Flash

Napoli, tërbimi i De Laurentiis: Garcia nën vëzhgim, ka një 'dyshim' brenda klubit

Lapsi.al 9 October 2023
Napoli, tërbimi i De Laurentiis: Garcia nën vëzhgim, ka një

Napoli, kampion i Italisë, është zhdukur zyrtarisht. Ky ishte mendimi i parë i tifozëve të të kaltërve të pranishëm në Maradona, në minutën e 90‘të ndeshjes së humbur në shtëpi ndaj Fiorentinës. Ai që peshon është rezultati, por mbi të gjitha performanca e Di Lorenzo e të tjerëve, të cilët, siç e pranoi edhe vetë Rudi Garcia, aplikuan shumë pak nga ajo që kishin përgatitur një ditë më parë. E në mjedisin napolitan ka një dyshim: pas titullit dhoma e zhveshjes duket se ka humbur motivimin. Dyshim që edhe trajneri francez do ta ketë gjatë gjithë pushimit. Ku ka shkuar uriae kësaj skuadre? De Laurentiis, i përshkruar nga Il Mattino si i tërbuar dhe i shqetësuar në dhomat e zhveshjes së stadiumit, e ka vënë nën vëzhgim teknikun Rudi Garcia.

Nuk do të merret asnjë vendim i bujshëm në një afat të shkurtër, por ish-Roma është tani në shënjestër. Presidenti priste një pozicion krejtësisht të ndryshëm në këtë pjesë të parë të sezonit. 14 pikët në renditje janë shumë pak, me një diferencë të madhe në krahasim me sezonin e kaluar. Po, sepse nën drejtimin e teknikut Spalletti, pas 8 javësh ishin 20. Pra janë gjashtë pike mangët. Pa harruar edhe vendin e pestë aktual, që do të nënkuptonte Europa League.

Lexo më tej: Pas Osimhen, te Napoli shpërthen çështja Mario Rui: "Menaxhim mizerje, të na e thoshte në verë"

SENATORËT NUK E NDJEKIN

Ky Napoli ka potencial, është e kotë të gjesh justifikime. Pika e kthesës është e mundur, por duhet kompaktësi për të ngritur përsëri kokën. Brenda dhe jashtë fushës. Diçka që i ka munguar deri më tani. E frika e drejtuesve blu, De Laurentiis i pari, është se senatorët nuk e ndjekin shumë teknikun Rudi Garcia. Ai, nga ana e tij, nuk bën asgjë, në letër, për t'i marrë ata në anën e tij. Në këtë kuptim, emblematike ishin daljet e Zielinski, Osimhen dhe Lobotka në pjesën e dytë, me Fiorentinën në avantazh 2-1. Zgjedhje të para edhe në të kaluarën dhe jo shumë të mirëpritura.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI