Thirrje për tifozët, krenari e besim për forcën e grupit dhe lehtësim për mungesën e Schick. Për sulmuesin kuqezi të Kombëtares, Taulant Seferi, kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme që e gjen skuadrën kuqezi të fokusuar. Seferi e di mirë çfarë do të thotë mbështetja e një stadium të tërë, ndaj i ka kërkuar tifozëve shqiptarë të shmangin hedhjen e flakadanëve apo sendeve të tjera në fushë. “Tifozët. Me ta jemi më të fortë, kjo edhe për faktin që luajmë në shtëpi dhe na jep një shtysë edhe më të fortë neve si lojtarë. Po shfrytëzoj edhe rastin për një thirrje kundrejt tifozëve: ‘Mos hidhni flakadanë sepse do na dënoni’. Ne kemi nevojë për ju. Na duhet përkrahja juaj edhe në ndeshjet e radhës”.
KOHA PËR GOLA
Sulmuesi ndihet pjesë e këtij projekti dhe është gati të sakrifikojë nëse thirret në cështje: “Këto janë tre finale. Fokusi ynë është te ndeshja e radhës dhe besoj që energjia e lojtarëve është ajo e duhura. Ne kemi ardhur të karikuar e të fokusuar maksimalisht – tha Seferi, që përpara ka një konkurrencë të fortë, me një pjesë të mirë të sulmuesve që vijnë në kombëtare pasi kanë shënuar me skuadrat e tyre -. “Besoj se ky është sulmi më i mirë që ka pasur Kombëtarja. Kjo më bën të lumtur sepse konkurrenca e bën grupin dhe ekipin më të fortë. Kombëtaren nuk e bën një repart, por ne jemi grup dhe forca më e madhe e skuadrës është grupi. Ne luajmë për të shënuar dhe jemi të lumtur kur shënojmë. Shpresoj që të shënoj me Kombëtaren, sepse është koha”.
Lexo më tej: “E dimë çfarë na pret po morëm rezultat pozitiv”: Ylber Ramadani i kujdesshëm para përplasjes me Çekinë
E megjithatë firmën për një barazim, Seferi nuk është i gatshëm ta vendosë, për një motiv të thjeshtë: “Shqipëria futet në lojë për të marrë maksimumin. Besoj që ne kemi grupin e duhur, jemi të karikuar dhe të fortë”.
https://www.youtube.com/watch?v=q-7g9kkwq_I