Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

“Si monstra e Firences”, FIGC i kundërvihet ish-teknikut Mancini: po vlerësohet kërkesa e dëmshpërblimit

Lapsi.al 30 August 2023
“Si monstra e Firences”, FIGC i kundërvihet ish-teknikut

Të hënën prezantimi si trajner i ri i Arabisë Saudite, dje ‘vizita’ te Cristiano Ronaldo. Roberto Mancini tashmë është i qetë në detyrën e tij të re, por në Itali po lulëzojnë polemika dhe diskutime për lamtumirën e tij nga kombëtarja. Lamtumirë surprizë që befasoi shumë, por jo të gjithë. Në mbrojtje të fjalëve të thëna ka shpejtuar të dalë Gabriele Gravina. Numri një i FIGC tani mund ta bëjë trajnerin nga Jesi t’i paguajë rëndë fjalët e thëna dhe konfliktin e hapur. Si? Duke i kërkuar një rimbursim ish-trajnerit. Në mbështetje të Gravina ka një rregull të FIFA-s, që mbron çdo klub apo ekip kombëtar.

Deklaratat e fundit të teknikut Mancini në media, përfshirë postimet sociale, sigurisht që nuk kanë favorizuar një largim 'të rregullt' të tij nga kombëtarja. Në fillim gjithçka shkoi mirë, më pas intervistat e ish-sulmuesit të Sampdorias mes akuzave dhe viktimizimit, e kanë nervozuar Federatën italiane. FIGC tani është gati të kërkojë kompensim; një zgjedhje më shumë parimore sesa ekonomike. Prandaj, Mancini mund të detyrohet t'i paguajë një shumë të konsiderueshme ish-punëdhënësit të tij edhe në bazë të rregulloreve të FIFA-s. Çdo trajner është i lirë të japë dorëheqjen, por së pari duhet të bjerë dakord për një metodë largimi, edhe ekonomike, me klubin ose ekipin kombëtar në fjalë.

Lexo më tej: Arabia Saudite e zyrtarizon, Mancini bëhet trajneri më i paguar në botë: “FIGC më trajtoi si monstra e Firences”

VENDIMI, DITËT E ARDHSHME

Në ditët në vijim FIGC do të vendosë se çfarë do të bëjë. E sigurt është se në krahasim me mesin e gushtit, pra kur erdhi dorëheqja, marrëdhënia mes dy palëve në lojë është gjithçka tjetër veçse e qetë. E kështu skenari i një pretendimi për dëmshpërblim ndaj teknikut Mancini është më konkret se kurrë. Nuk duket të jetë problem i madh për Roberton, duke parë 30 milionë eurot e një viti kontratë me sauditët.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI