Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Video/ Lukaku pritet si Mbret, 5000 tifozë të Romës në festë: ai me Friedkin fluturimi më i ndjekur në botë

Lapsi.al 29 August 2023
Video/ Lukaku pritet si Mbret, 5000 tifozë të Romës në

Një turmë entuziaste ka mirëpritur dhuratën më të fundit nga Friedkin për romanistët. Kështu nisi aventura e Romelu Lukaku në kryeqytetin e Italisë, në atë që - me shumë gjasa - do të mbetet në histori si "Dita e Lukakut". Pavarësisht nga një klimë jo tamam verore, që në orën 14:00 tifozët e parë filluan të grumbullonin aeroportin Ciampino në pritje të uljes. Big Rom dhe delegacioni verdhekuq ka zbarkuar në aeroport me Dan Friedkin, që shfaqi edhe njëherë aftësitë si pilot.

Avioni i Grupit Friedkin u ul në orën 17.40, i mirëpritur nga zhurma e turmës (rreth 5000 të pranishëm). Pak minuta më pas Romelu u shfaq nga dera e pasme, duke çuar në furi tifozët. Sulmuesi u shoqërua menjëherë nga njerëzit e sigurisë verdhekuq përpara mbështetësve të tij të rinj. Belgu bëri një përshëndetje të shkurtër përpara se të hipte në makinën e vënë në dispozicion nga klubi. Nuk munguan duartrokitjet dhe koret për Dan Friedkin, i thirrur me klasikun “Një president, ka vetëm një president”. Momente lavdie edhe për drejtorin Pinto. Kur u largua nga aeroporti, makina e portugezit u brohorit nga dhjetëra delirantë që thërrisnin "Daje Tiago!". Mënyra më e mirë për të festuar goditjen e fundit të shënuar.

Lexo më tej: Lukaku, raporti kontrovers me Mourinho e mundësia e huazimit: Big Rom tani do vetëm Romën

FLUTURIMI MË I NDJEKUR NË BOTË

Në faqen e internetit Flightradar24, fluturimi i Freidkin me Lukaku ishte më i ndjekuri në botë. Madje ishin më shumë se 47 mijë persona që ndoqën në kohë reale itinerarin e avionit, nga Belgjika në aeroportin roman, ku u ul rreth orës 17.40. Një rekord i padiskutueshëm duke qenë se pas tij ishte një fluturim BuzzAir nga Krakova, gjithashtu i drejtuar për në Ciampino, me 2300 ndjekës. I treti edhe një Mançester-Romë që kishte ndaluar nën 1600. Me pak fjalë, të gjithë u fiksuan në ekran për të brohoritur si gol sapo piloti, vetë Friedkin, uli avionin e tij në asfaltin e Ciampinos. Një ulje rekord botëror.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI