Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

ROMELV, gladiatori i Romës: murali i belgut me përkrenare e veshje romake

Lapsi.al 29 August 2023
ROMELV, gladiatori i Romës: murali i belgut me përkrenare e veshje

Pas José Mourinho me vespa, Roma tani ka një mural të ri. Megjithatë, kësaj radhe nuk është imazhi i Special One, por Romelu Lukaku i pasqyruar si Gladiatori. Belgu do të mbërrijë në Ciampino sot pasdite në orën 17:00, me një fluturim privat nga Londra. Por kjo nuk ka penguar që portreti i Big Rom të shfaqej në Via dei Capocci.

Murali portretizon belgun si "Gladiatori" i famshëm i Romës. Jo një i çfarëdoshëm, por ai Massimo Decimo Meridio i Russell Crowe. Lukaku është dizenjuar me përkrenaren në dorë, sfondin verdhë e kuq dhe buzëqeshjen evidente.

Lexo më tej: Lukaku, në Romë me avion privat të pilotuar nga presidenti Friedkin: shifrat e akordit me Chelsea e belgun

Poshtë, mbishkrimi "ROMELV", me v në vend të u, në stilin e Romës së lashtë. Murali është një vepër e "Anonimo74", një artist i rrugës që ka dashur të vlerësojë blerjen e fundit të Friedkin. Lukaku, siç u përmend mbërrin pasdite në Ciampino.Në pilotimin e avionit privat, që do të sjellë beklgun nga Brukseli, do të jetë vetë presidenti verdhekuq Friedkin. Një gjest vlerësues për sulmuesin, që shijen e parë romane do ta marrë nga vetë numri 1 i klubit. Aeroporti, ndërkohë, po studion masa të posaçme sigurie sepse pritet një fluks i madh mbështetësish romanë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI