Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Allegri thyen heshtjen për ish-kapitenin: "Me Bonucci ishim të qartë nga shkurti, ose nisu ose tërhiqu"

Lapsi.al 29 August 2023
Allegri thyen heshtjen për ish-kapitenin: "Me Bonucci ishim të

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, në një intervistë për Dazn ka folur për situatën e komplikuar me kapitenin e një mijë betejave Leonardo Bonucci: "Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm për mua. Më vjen keq që përfundoi kështu, ai do të mbetet në historinë e Juventus".

Një keqardhje e teknikut, që ka edhe një sqarim, për të gjithë ata që mendojnë se klubi po tregohet i pabesë: “Më vjen keq që përfundoi kështu, por ne kemi qenë të qartë me Leon që nga shkurti i kaluar. Klubi dhe unë folëm me të disa herë duke i thënë se viti i ardhshëm do të ishte një vit në të cilin ai duhet të vendoste të vazhdonte diku tjetër ose të tërhiqej". Max Allegri thyen heshtjen dhe shpjegon për herë të parë këndvështrimin e tij për çështjen Bonucci. I intervistuar ekskluzivisht nga Dazn Heroes, trajneri i Juventus u përpoq të sqaronte zgjedhjen për të përjashtuar ish-kapitenin e tij nga projekti i këtij viti.

FRIKË PËR TU TËRHEQUR NGA LOJA

“Kur je 35-36 vjeç dhe ke bërë historinë e Juventus, Leo ka bërë 500 ndeshje dhe madje ka dalë në fushë edhe i çalë… – vazhdoi Allegri –. Ai i dha shumë Juventus dhe Juventus i dha shumë atij. Ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm dhe të mos shikojë për një vit, por se cila është e ardhmja sepse është i ri. Atë që them tani e kam thënë edhe më parë. Është normale, kur një kampion si ai arrin në fund të karrierës së tij, ekziston frika për t'u larguar. Unë nuk isha kampion, kisha një karrierë normale dhe ishte e lehtë për mua të largohesha".

Lexo më tej: Bonucci, 'muri' i ri i Berlinit: pas një jete me Juventus, pranë firmës me Union

"Dinamika është e njëjtë - shpjegoi Allegri -, ndryshimi është se njeriu duhet të ketë aftësinë për ta pranuar fillimisht. Nëse e pranon më parë është mirë për veten e tij, nëse e pranon më vonë kalon një moment mërzie. Për mua ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, i rëndësishëm. Do të mbetet në historinë e Juventus, 500 ndeshje me Juven i kanë bërë shumë pak”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI