Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Një vit më parë u martuan, Boateng e gruaja e tij Valentina ndahen: zhduken të gjitha gjurmët nga rrjetet sociale

Lapsi.al 29 August 2023
Një vit më parë u martuan, Boateng e gruaja e tij Valentina

Kevin Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada tashmë janë ndarë. Çifti u martuan në qershor të vitit të kaluar. Dashuria dhe pasioni dukej se ishin elementët dallues të bashkimit mes futbollistit dhe influencueses. Valentina në fakt është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe pasi u martuan me një ceremoni tradicionale, me pas u ekzibicionuan në rrjetet sociale. Dasma ekscentrike, kishte intriguar dhe argëtuar jo pak ndjekësit e tyre besnikë, por duket se historia nuk zgjati shumë.

Çifti, i cili ka qenë gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale, ka ndryshuar papritur kursin. U zhdukën të gjitha fotot në të cilat ata të dy shfaqeshin, së bashku, të dashuruar. Boateng dhe Valentina as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin virtualisht. Valentina udhëton e vetme dhe ndan momente me miqtë dhe mikeshat. Asnjë gjurmë ndërkohë nga Boateng. Mbetet një kujtim i largët nga dashuria e tyre e shkurtër. Pa harruar pëlqimet që futbollisti kishte vendosur në pothuajse cdo foto të ish-gruas së tij.

Lexo më tej: Melissa Satta nuk ndal shigjetat për Boateng: “Njihja një futbollist, por nuk solli fat”

Valentina dhe Boateng u njohën në verën e vitit 2021 dhe mes tyre ishte dashuri me shikim të parë. Dhjetorin e kaluar futbollisti u gjunjëzua për propozimin për martesë, duke marrë të dëshiruarën 'po'. Për të ishte martesa e tretë pas asaj me Jenny dhe Melissa Satta. Ishte data 11 qershor 2022 kur futbollisti dhe sipërmarrësja (5 herë kampione e arteve marciale) u martuan me një event unike. Epo, pas 13 muajsh tashmë flitet për ndarje. Ata nuk e konfirmojnë, por nuk e mohojnë dhe bëjnë unfollow njëri-tjetrin në Instagram.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI