Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Manchester City e Newcastle denoncohen në Komisionin Europian: Daily Mail zbulon emrin e 'spiunit'

Lapsi.al 28 August 2023
Manchester City e Newcastle denoncohen në Komisionin Europian: Daily Mail

Sipas Daily Mail, gazeta e njohur britanike, Manchester City dhe Newcastle janë nën hetimin e Komisionit Evropian. Akuza është ajo e kryerjes së “shkelje të pretenduara të rregullave të reja për subvencionet shtetërore”. Janë të ndryshme denoncimet për këtë shkelje dhe autor i tyre mund të jetë presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas.

ZBULIMI I DAILY MAIL

“City gjithmonë ka thënë se klubi është një biznes personal i Sheikh Mansour. Mansour është anëtar i familjes në pushtet të Abu Dhabi dhe zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe. Fondi i Investimeve Publike Saudite (PIF) zotëron 80% të Newcastle. Ai kryesohet nga sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili gjithmonë ka pretenduar të jetë një ent i paanshëm dhe i pavarur investimi. Denoncimet ka të ngjarë të përqendrohen mbi faktin nëse City efektivisht mund të kontrollohet nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se Newcastle është një instrument shtetëror i Arabisë Saudite.

MBËRRIJNË EDHE KONFIRMIMET

"Mund të konfirmojmë denoncimet në lidhje me klubet e futbollit, përfshirë klubet britanike. Jemi duke i vlerësuar. Denoncimet përfshihen në rregulloren për subvencionet e huaja (Fsr), e cila është në fuqi që nga qershori. Rregullorja për subvencionet e huaja trajton shtrembërimet e shkaktuara nga kontributet financiare të dhëna nga qeveritë e vendeve të treta për kompanitë e përfshira në tregun e brendshëm të BE-së".

Lexo më tej: Tebas i përgjigjet Al Khelaifit, me një sulm të ri: "Na merr të gjithëve për budallenj"

GAZETA BRITANIKE ZBULON EMRIN E SPIUNIT

Identiteti është ende i panjohur, por shfaqen zërat e para që do të çonin në një emër: "Ka të ngjarë që ka pasur një denoncim kundër City dhe Newcastle nga La Liga tani që FSR (rregullorja për subvencionet e huaja, red) është funksionale. Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ka qenë prej kohësh kritik ndaj atyre që ai i quan "klube të financuara nga shteti", përfshirë City".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI