Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Ish-portieri i Inter, Pagliuca rindez polemikat: “Si mundem të mos jem anti-juventin?"

Lapsi.al 29 August 2023
Ish-portieri i Inter, Pagliuca rindez polemikat: “Si mundem të mos

Nuk qetësohen polemikat lidhur me vendimet e arbitrave të marra gjatë ndeshjes Juventus-Bologna. Gianluca Pagliuca foli në mikrofonat e Quotidiano Sportivo. Ish-portieri i Inter dhe i kombëtares italiane nuk përdori fjalë diplomatike: “E rrëfej se pasi goli i Vlahovic u anulua me të drejtë për shkak të pozicionit jashtë loje të Rabiot, mendova: në mundësinë më të vogël për t'i dhënë një avantazh Juventus, Di Bello do ta bëjë. Por ajo penallti e mohuar është një gjë makroskopike”.

PAGLIUCA, ME JUVEN ËSHTË NJË HISTORI E VJETËR

Ish-portieri nuk e ka problem ta pranojë, se mllefin me bardhezinjtë e ka që nga kohët kur luante në fushë. Pagliuca ishte portieri zikaltër në penalltinë e famshme të Ronaldo, që nuk u akordua pas faullit të Iuliano. "Po, për sa më përket mua është një histori që e bart me vete prej 25 vitesh. Pastaj thonë: Pagliuca e ka me Juven, është një anti-juventin".

Lexo më tej:Penalltia e mohuar Bolonjës, Rocchi mban premtimin: audio Di Bello-VAR do të bëhet publik

“E pashë mirë unë, ranë bashkë”: kjo është fjalia, sipas rikonstruksionit të Repubblica, e thënë nga Marco Di Bello në pankinat e Juventus dhe Bologna pas kontaktit mes Iling-Junior dhe Ndoye. Sidoqoftë është një rast moviole që ndezi zemërimin e klubit kuqeblu, me protesta që vazhduan edhe pas ndeshjes. Corriere dello Sport tregoi për një diskutim shumë të nxehtë jashtë dhomës së zhveshjes. Di Bello e CEO kuqeblu Fenucci u përballën për më shumë shpjegime. Edhe presidenti Joey Saputo gjithashtu u raportua si shumë i zemëruar, por nuk hyri në dhomën e zhveshjes.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI