Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Video/ Braga hesht Athinën, Icardi udhëheq Galatasaray: në grupet e Champions edhe Young Boys

Lapsi.al 29 August 2023
Video/ Braga hesht Athinën, Icardi udhëheq Galatasaray: në grupet

Mbeten tashmë vetëm tre emra për të plotësuar përfundimisht mozaikun e skuadrave pjesëmarrëse në grupet e Champions League. Galatasaray, Braga e Young Boys e kanë siguruar biletëne e tyre, pas ndeshjeve të kthimit të playoff. Dalin nga skena Molde, Panathinaikos e Maccabi Haifa.

Në stadiumin Olimpik të Athinës, Panathinaikos dështoi të shfrytëzonte faktorin fushë përballë portugezëve. Braga me avantazhin minimal 2-1 të ndeshjes së parë, luajti një ndeshje të kujdesshme. Grekëve nuk i bëri punë goli i vonë i shënuar në vajtje. Vendosi ndeshjen Bruma 7 minuta nga fundi, ndërsa Panathinaikos e mbylli me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Juankar në minutën e parë shtesë. 1-0 dhe 3-1 në total, çon skuadrën e Artur Jorge në grupet e Champions.

Nuk gabon Galatasaray përballë Molde, i udhëhequr nga Icardi. Një ndeshje e ekuilibruar, pavarësisht suksesit 2-3 në Norvegji. Ish-kapiteni i Inter hapi ndeshjen me një penallti në minutën e 7'. Kush mendoi se ishte e thjeshtë për turqit gaboi, sepse Molde barazoi me Hestad në minutën e 66'. Shpresat për ta çuar ndeshjen në shtesë u shuan në të 93' kur Angelino fiksoi rezultatin 2-1 dhe kualifikoi skuadrën e Buruk.

Asnjë problem për Young Boys, fitues në kthim 3-0 përballë Maccabi Haifa. Rezistenca e izraelitëve zgjati vetëm 90 minutat e para, sepse në Zvicër ishte një histori krejt tjetër. Itten në minutën e 23 zhbllokoi ndeshjen, Seck me autogolin e tij 5 minuta më pas fshiu çdo ëndërr. Sapo nisi pjesa e dytë, erdhi edhe trisi i Ugrinic që dërgoi qetësisht Young Boys në grupe.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI