Flash

Media gjermane: Protestat në Shqipëri, jo thjesht një zemërim për mjedisin

Për javë të tëra, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë çdo ditë në Shqipëri. Ajo që filloi si rezistencë kundër një projekti ndërtimi në një zonë bregdetare të mbrojtur është shndërruar në një lëvizje të gjerë. Nuk bëhet më vetëm për një vendpushim luksoz të planifikuar, por për çështjen se kush e zotëron vijën bregdetare të Shqipërisë dhe kush përfiton nga bumi ekonomik i vendit.

23:25

Investigimi i BIRN: Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve.

22:19

Champions League, mungojne ende tre skuadra: shorti i grupeve, vazot dhe kriteret

Lapsi.al 30 August 2023
Champions League, mungojne ende tre skuadra: shorti i grupeve, vazot dhe

Kanë mbetur vetëm tre skuadra për të kompletuar fazën e grupeve të Champions League 2023/24. Ndeshjet e dyta të playoff-it të mërkurën më 30 gusht do të përcaktojë se kush mes Antwerp-AEK Athens, Copenhagen-Rakow, PSV-Glasgow Rangers do t'i bashkohet 29 të kualifikuarave. Shorti për fazën e grupeve do të hidhet në 31 gusht, në orën 18:00. Vazot 1 dhe 2 janë tashmë të kompletuara, vazot 3 dhe 4 do të plotësohen në varësi të asaj se kush kualifikohet nga ndeshjet e play-off.

PLAYOFF I CHAMPIONS LEAGUE (30 gusht)

AEK Athens-Antwerp (vajtje 0-1)

Copenaghen-Rakow (vajtje 1-0)

Rangers Glasgow-PSV (vajtje 2-2)

SHORTI I GRUPEVE

Shorti për grupet e Ligës së Kampionëve do të hidhet të enjten më 31 gusht në orën 18:00. Të 32 skuadrat do të ndahen në katër vazo. Vazo 1 përbëhet nga kampionët në fuqi, fituesit e UEFA Europa League dhe gjashtë kampionë kombëtare. Vazot dy deri në katër do të përcaktohen nga renditja e klubeve. Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetri nga e njëjta ligë. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Lexo më tej: Video/ Braga hesht Athinën, Icardi udhëheq Galatasaray: në grupet e Champions edhe Young Boys

VAZO E PARË

Benfica, Barcellona, Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla

VAZO E DYTË

Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid

VAZO E TRETË

Lazio, Milan, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Crvena Zvezda

VAZO E KATËRT

Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin

PËR TU PËRCAKTUAR

Celtic Glasgow (3 ose 4) plus 3 që dalin nga playoff.

PAS SHORTIT

Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin e 1/8. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me nënkampionët e grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/8 të turneut.

DATAT E GRUPEVE TË CHAMPIONS

Dita e parë: 19/20 shtator 2023

Dita e dytë: 3/4 tetor 2023

Dita e tretë: 24/25 tetor 2023

Dita e katërt: 7/8 nëntor 2023

Dita e pestë: 28/29 nëntor 2023

Dita e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI