Flash

Atanaskoski nuk është problem Mba po, Zekic ndryshon Partizanin: në Astana për 3.69 milionë euro

Lapsi.al 24 August 2023
Atanaskoski nuk është problem Mba po, Zekic ndryshon Partizanin:

Partizani mbërrin në takimin me historinë i lodhur, por plot dëshirë. Të kuqtë nuk njohin pushime, duke e nisur sezonin që në korrik (tani në ndeshjen e 7 europiane) e kjo mund ti penalizojë për në kampionat. Gjithësesi është një cështje tjetër dhe duket pak e rëndësishme në krahasim me atë që luhet në Kazakistan. Skuadra e Zoran Zekic duhet të bëjë llogaritë në playoff me Astana, një sfidë e dyfishtë që vlen në rastin më të pakët 3.69 milionë euro.

Në rast të një kualifikimi, Partizani për herë të parë do të futej në grupet e një kompeticioni europian. Në playoff të kuqtë kanë qenë edhe në sezonin 2016-17 në Europa League, por këtë herë duan të shkojnë më larg. E financiarisht do të ishte një arkëtim gjithashtu rekord. Me 450 mijë euro nga Champions (100 për pjesmarrjen) dhe 350 për tre raundet e para të Conference Legue, në rast kualifikimi në grupe, Partizani do të arkëtonte edhe 2.94 milionë euro. Edhe nëse nuk arrin asnjë rezultat pozitiv (barazim ose fitore) totali europian për të besuarit e Zekic do të fluturonte në 3.69 milionë euro.

STËRVITJA E FUNDIT PA PROBLEME

Në Astana, të kuqtë kanë mbërritur që në mbrëmjen e së martës, për të shpërndarë sa më shumë lodhjen e një udhëtimi të gjatë. ASnjë problem për fat të mirë për teknikun kroat në stërvitjen e fundit në Kazakistan, para sfidës së sotme ndaj kampionëve në kazakë, e skeduluar të nisë në 16:00 me orën tonë. Në seancën zyrtare të djeshme kryeqytetasit janë njohur edhe me fushën sintetike të stadiumit “Astana Arena”, aq e diskutuar gjatë javës.

Lexo më tej: FSHF aprovon kërkesën, shtyhet ndeshja Partizani-Teuta: ja ndryshimet në javën e parë të Superiores

MUNGESAT

Partizani do të duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm në këtë sfidë, ku problemi më i madh është Christian Mba. Sulmuesi i dëmtuar në ndeshjen e parë ndaj Valmierës nuk ia doli të jetë gati. Stafi mjekësor u përpoq të bënte të pamundurën për ta bërë gati qendërsulmuesin për këtë ndeshje, por muskujt abdominal e lanë në baltë. Situata e Da Silva tashmë dihet, por Zekic ka vendosur kështu dhe i ka marrë parasysh pasojat. Ai që është i skualifikuar është Atanaskoski. Në këtë pikë Hadroj pritet të luajë në të majtë dhe Zekolli të pozicionohet në të djathtë. Në mesfushë pritet treshja Murataj-Mehmeti-Rrapaj dhe Taipi pas shpinës së dyshes ofensive Grezda-Cara. Edhe Mensah e Sembene gjithashtu janë jashtë për shkak dëmtimesh.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI