Flash

Messi sfidon goleadorin 'e tmerrshëm' dhe fantazistin e City: Haaland e De Bruyne finalistë për Lojtarin e Vitit

Lapsi.al 17 August 2023
Messi sfidon goleadorin 'e tmerrshëm' dhe fantazistin e City:

UEFA ka shpallur emrat e tre finalistëve për çmimin Lojtari i Vitit 2022/23. Tre finalistët janë Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Lionel Messi. Ata u zgjodhën me votim nga një juri e përbërë nga trajnerët e klubeve që morën pjesë në fazat e grupeve të Champions League 2022/23, Europa League dhe Conference League, së bashku me trajnerët e ekipeve kombëtare të federatave të anëtarësuara në UEFA.

Në juri morën pjesë edhe një grup gazetarësh të përzgjedhur nga European Sports Media (ESM). Fituesi do të shpallet gjatë ceremonisë së shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2023/24. Eventi do të zhvillohet të enjten më 31 gusht në Forumin Grimaldi në Monako.

Lexo më tej: FOTO/ City gati kampion, Haaland kërkoi një stilolaps: 'korigjimi' i këpucëve me taka bën xhiron e botës

Të tre finalistët ishin deri diku të pritshëm. Një vit i rëndësishëm për Lionel Messi, që në Katar fitoi edhe Kupën e Botës me Argjentinën. Sulmuesi argjentinas në 32 ndeshje në Ligue 1 me PSG shënoi 16 gola e 16 asist. Shifrave i duhen shtuar edhe 4 gola në 7 prezenca në Champions dhe një gol në Superkupën e Francës. Haaland pastaj ishte një përbindësh: 36 gola në 35 ndeshje në Premier League e 12 gola në 11 sfida të Champions. De Bruyne nuk i ka marrëdhëniet kaq të ngushta me golin, por nga këmbët e belgut janë shërbyer shumë topa për golat e norvegjezit. 7 gola e 16 asist në 32 ndeshje kampionati, pa harruar edhe dy gola në Champions.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI