Flash

Lukaku pendohet për Inter, por Lautaro udhëheq refuzimin e dhomave të zhveshjes

Lapsi.al 22 July 2023
Lukaku pendohet për Inter, por Lautaro udhëheq refuzimin e dhomave

Romelu Lukaku është penduar. Belgu është kthyer të trokasë në dyert e Inter, por ai mori të njëjtën përgjigje përfundimtare. Nuk ka më vend për një rikthim të tij te zikaltrit. Përveç Steven Zhang, në fakt edhe dhoma e zhveshjes është kundër faljes së sulmuesit belg. Lukaku fillimisht u betua për dashurinë për Inter, por më pas flirtoi me armikun e madhm Juventus. Sipas asaj që thuhet nga Gazzetta, binjaku i tij i golit Lautaro Martinez ishte më i zhgënjyeri nga sjellja e Big Rom.

“Toro” dhe disa nga tashmë ish-shokët e skuadrës tentuan të kontaktojnë me telefon me Lukaku në ditët e nxehta të cështjes. Por askush prej tyre nuk mori përgjigje. Me pak fjalë, kufiri është kaluar dhe për këtë arsye nuk do të ketë rihapje nga askush te Inter. As përballë tentativave të reja, as një ndryshimi kursi edhe nga mamaja e tij Adolphine, që e kishte nxitur të largohej nga Inter. Lukaku e gjen veten tani të vetëm dhe ndoshta të braktisur nga të gjithë. Fajet në këtë rast janë vetëm të belgut, që duhet të reflektojë në të ardhmen. Ndoshta në parajsën e artë të Arabisë Saudite.

Lexo më tej: “Lukaku i pambrojtshëm, nuk ka kthim prapa”: ish-kapiteni i Inter, Bergomi, sulmon ashpër belgun

I PADËSHIRUAR NGA ASKUSH

Pikërisht kështu, sepse Chelsea e konsideron të tepërt, Inter nuk dëshiron më të dijë për të, Juve bën lëvizjet e tij. Me pak fjalë, Lukaku për momentin nuk e di se ku dhe me cilën fanellë do të luajë. Belgu është tani një futbollist që punon e stërvitet vetëm. E në 22 korrik kjo sigurisht nuk është një gjë e mirë. Ndoshta, për momentin, të vetmit që e duan vërtet janë arabët e Al Hilal. Pikërisht ata që i kishin ofruar tashmë një kontratë monstruoze një muaj më parë.

Big Rom nuk dëshiron të përfundojë ende atym ndaj është përpjekur të sistemojë mardhënien me Inter. Tentativa për të parë gatishmërinë e zikaltërve për ta falur, ka marrë përgjigjen që Lukaku i frikësohej. Dyert i janë mbyllur nga të gjithë, nga presidenti Zhang te Marotta, nga Ausilio te Baccin e deri te ish-shokët e tij të skuadrës.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI