Flash

Video/ Nuk u paguan kot mijëra euro për një biletë, Messi magji në debutim: "E dija që duhet të shënoja"

Lapsi.al 22 July 2023
Video/ Nuk u paguan kot mijëra euro për një biletë, Messi
Debutim me gol për Lionel Messi me fanellën e Inter Miami. Në stadiumin Dvr Pnk në Fort Lauderdale, "Pleshti" firmosi golin e fitores për amerikanët kundër meksikanëve të Cruz Azul. Kështu, ka shkuar si duhet debutimi në Leagues Cup, sfida mes skuadrave meksikane dhe Mls për një vend direkt në Concacaf Champions League. Goli që vulosi rezultatin 2-1 erdhi në minutën e 94’ me një goditje dënimi magjike nga Messi. "E pashë golin, e dija se duhej të shënoja. Ishte aksioni i fundit i ndeshjes (para penalltive të mundshme, red) dhe e doja", tha shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe kampion bote me Argjentinën në një intervistë në fushë gjatë festimeve pas ndeshjes. “Është një film që e kemi parë më parë”, tha trajneri i Inter Miami, Tata Martino. I ekzaltuar natyrisht edhe pronari i Inter Miami, David Beckham: "Është një moment i veçantë për këtë vend dhe për kampionatin. E është një moment i madh krenarie për ne". Anglezi, së bashku me Jorge Mas dhe Jose Mas, e pritën argjentinasin Messi teksa doli nga fusha, për ta uruar. Lexo më tej: Çmime të çmendura për debutimin e Messi me InterMiami: bileta kushton sa 9 muaj në krocierë

YJET AMERIKANË NË STADIUM PËR "PLESHTIN"

Mbi 20 mijë të pranishmit në stadium e pritën Pleshtin me entuziazëm të madh. Ata e mbështetën edhe gjatë nxehjes në interval, para se ai të futej në fushë. Shumë yje madje ishin të pranishëm në tribuna për të parë debutimin e Lionel Messi. Mes tyre fenomeni i NBA, Lebron James dhe kampionia e tenisit amerikan, Serena Williams. 'Mbreti' James dhe Messi u përshëndetën me njëri-tjetrin me një përqafim të gjatë para se skuadrat të hynin në fushë. As Kim Kardashian, e cila ka një djalë që është një adhurues i madh i Messi, nuk e ka humbur takimin. “Ai është kaq shumë entuziast për ta parë në fushë”, tha ylli amerikan.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI