Flash

Lajm i bujshëm nga Franca, Spalletti te Juventus në 2024: Giuntoli ka vendosur veton

Lapsi.al 21 July 2023
Lajm i bujshëm nga Franca, Spalletti te Juventus në 2024: Giuntoli ka

“Por çfarë viti sabbatik, synoj janarin 2024”. Kjo ishte deklarata e Luciano Spalletti e publikuar disa javë pasi u largua nga Napoli me titullin në gjoks. Trajneri toskan po shijon tashmë relaksin e merituar pas një sezoni plot emocione. Por tashmë në emër të tij është përfolur shumë për një rikthim në pankinë në vitin 2024. Nga Franca mbërrin një lajm i bujshëm që, nëse konfirmohet, nuk do t'i pëlqejë ambjentit napolitan.

Sezoni i ri futbollistik ende nuk ka nisur zyrtarisht. Dita e parë e Serie A do të luhet pas rreth një muaji. E megjithatë, po flitet që tani për sezonin 2024-2025. Në futboll, nuk ka kohë për të humbur dhe një lajmi i pabesueshëm mbi Luciano Spalletti vjen nga Franca. Siç raportohet nga autoritari Footmercato, trajneri toskan ka refuzuar tashmë oferta të ndryshme nga Arabia për vetëm një arsye. Synimi i tij është të drejtojë Juventus në sezonin 2024-2025. Kështu shkruan faqja franceze e specializuar në merkaton e transferimeve.

Lexo më tej: Giuntoli, kontratë 5 vjeçare me Juventus: "Mendoj për babain tim, më ka transmetuar juventinitet"

Për të përforcuar tezën, Footmercato mbështetet në faktin se Cristiano Giuntoli ka mbërritur te Juventus. Drejtori sportiv, me trajnerin toskan, ngriti në nivel Napolin dhe të dy punuan në harmoni të shkëlqyer. Ndoshta është e parakohshme të flitet për këtë temë, por asgjë nuk është e pamundur në futboll.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI