Flash

Mposhti Joshua, boksi i del nga 'qejfi': Oleksandr Usyk do të luajë futboll në elitën e kampionatit ukrainas

Lapsi.al 21 July 2023
Mposhti Joshua, boksi i del nga 'qejfi': Oleksandr Usyk do të

Kampioni i botës në peshat e rënda të WBA, IBF dhe WBO, Oleksandr Usyk, i është përkushtuar futbollit. Boksieri 36-vjeçar ukrainas do të luajë në nivelin më të lartë të vendit të tij. Usyk ka firmosur me Polissya, skuadër e sapongjitur në kategorinë e parë. Kjo u bë e ditur nga Gennadiy Butkevich, presidenti i ekipit të qytetit Zhytomyr.

Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Londrës 2012 ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin. Presidenti Butkevich në lidhe me këtë tha: "Ai ka bërë shumë përshtypje gjatë stërvitjes së tij me ne. E qëndrimi i tij ndaj punës ka qenë një shembull i shkëlqyer për të gjithë lojtarët tanë. Kështu që ne i kërkuam të qëndronte. Dashuria e tij për futbollin e bëri të mundur këtë bashkëpunim. Tani ëndrra e tij për të luajtur në futbollin profesionist do të realizohet".

Lexo më tej: Video/ Fitore për Ukrainën, Usyk mposht edhe një herë Joshuan: është ai mbreti i peshave të rënda

Usyk do të mbajë fanellën me numrin 17 dhe pritet të luajë si sulmues anësor. Ndërkohë që luan futboll, ose të paktën përpiqet, kampioni i botës në peshat e rënda do të kërkojë të mbrojë titujt e tij. Më 26 gusht ai do të dalë në ring kundër britanikut Daniel Dubois në Wroclaw të Polonisë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI