Flash

Video/ Balaj nuk mjafton ndaj Linfield: Vllaznia del nga Conference League por "qan" golin e anuluar Çobës

Lapsi.al 21 July 2023
Video/ Balaj nuk mjafton ndaj Linfield: Vllaznia del nga Conference League por

Vllaznia fiton 1-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Linfield, në raundin e parë të Conference League, por eliminohet. Peshon humbja 3-1 në Irlandën e Veriut, që mund të ishte ekuilibruar nëse Çoba nuk do të kishte parë golin e tij të anulohej. Në fund vetëm 1-0 e vendosur nga Bekim Balaj, por e pamjaftueshme për të kaluar në turin tjetër të kompeticionit.

[video width="720" height="388" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/coba.mp4"][/video]

Shkodranët me ndryshimin taktik të Memellit, të kaluar në 3-4-3 treguan që në fillim dëshirën për të bërë rezultat. Në minutën e 31’ mund të kishte ardhur momenti i kthesës. Harkimi i Hakajt nga e majta gjeti Çobën që shënoi, por goli u anulua për prekje topi me dorë. Insistimi i shkodranëve u kurorëzua vetëm në pjesën e dytë kur një goditje me kokë e Balaj përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia shembet në Irlandën e Veriut: Juric vetëm sa zbut pasivin ndaj Linfield

[video width="920" height="496" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/07/balaj.mp4"][/video]

“Boll i mërzitur jam, por ajo që dua të them është një falënderim i madh për futbollistët - tha tekniku i Vllaznisë Migen Memelli -. Nuk mund të jem më tepër krenar, pasi sot në Shkodër të gjithë kanë vënë re një futboll të bukur. Ajo që mund të merrnim më shumë ishin ato episode që nuk na u dhanë. Unë kam ardhur në Shkodër për të fituar dhe skepticizmi ska qenë vetëm për mua por edhe për Balajn që bëri gol sot" tha Memelli pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI