Flash

"Do tiu ngjisim në A, sill edhe gratë e tua": ish-sulmuesi i Inter Samuel Eto'o akuzohet për trukime

Lapsi.al 20 July 2023
"Do tiu ngjisim në A, sill edhe gratë e tua": ish-sulmuesi i

Ish-sulmuesi i Interit, Samuel Eto'o është sërish në telashe në Kamerun. Një faqe interneti lokale publikoi një përgjim telefonik që shkaktoi një skandal të vërtetë. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, në fakt, akuzohet se ka favorizuar promovimin e një klubi në Elite 1. Fjalët në telefon me presidentin e Victoria Limbé gozhdojnë ish-yllin e futbollit afrikan: "Mos u shqetëso, do t'ju bëjmë të ngjiteni në A. Klubi ynë duhet të shkojë në divizionin e parë, ky është objektivi ynë". Por Eto’o mbrohet: “Po flisja me një mik, dikë që investon në futboll dhe dëshiron ta bëjë klubin e tij një nga më të mirët në Kamerun”.

Përgjimi daton në janar, pikërisht kur Victoria Limbé ishte në garë për promovimin, që mbërriti më pas i përpiktë. Fjalët e publikuara nga Camfoot kanë bërë bujë rreth presidentit të federatës së futbollit. Muajt e fundit ai ishte kritikuar për prishjen e njëanshme të kontratës me Le Coq për kombëtaren. Pa llogaritur largimin e Onana nga Botërori dhe akuzat e së bijës për mospagesë të alimentacionit.

PËRGJIMI

Por i gjithë transkripti i telefonatës mes presidentit federal dhe atij të klubit bën zhurmë, sidomos duke pasur parasysh përfundimin e historisë. “Më kishe thënë se do të më shoqëroje në rrugëtimin tim” janë fjalët e Gwain, presidentit të Victoria Limbé. Sipas asaj që lexohet në përgjimet e publikuara nga Camfoot, ai ankohej për disa gabime arbitrimi. Eto'o, nga ana e tij, e qetësoi: "Duhet të jesh i qetë, apelo, do të të kthejmë tre pikët dhe do të pezullojmë arbitrin. Më jep kohë të kthehem në Kamerun. Pastaj eja në zyrën time, mund të rrish disa ditë, sill edhe gratë e tua".

Lexo më tej: I përmendi një ndeshje të dyshimtë, Samuel Eto'o kap me shkelma youtuberin algjerian

"Klubi ynë duhet të ngjitet në kategorinë e parë, ky është objektivi ynë. Por ti duhet të më japësh një dorë, nuk mund të bësh shumë zhurmë, duhet të qëndrosh i qetë - i tha Samuel Eto'o mikut të tij Gwain -. Nëse u bëra president i federatës, ta kam borxh ty dhe dy miqve tanë të tjerë".

ETO'O MBROHET

Me të marrë vesh publikimin e përgjimit, ish-lojtari i Inter u mbrojt menjëherë: "Po flisja me një mik, dikë që investon në futboll. E dëshiron ta bëjë klubin e tij një nga më të mirët në Kamerun. Thjesht e qetësova duke i thënë se do të bëja gjithçka që ishte e mundur për të shmangur gabimet e arbitrave ndaj tij".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI