Flash

"Më nis foto, të shoh nëse mund të vish në festë": përzgjedhje skandaloze për ditëlindjen e Vinicius Jr

Lapsi.al 19 July 2023
"Më nis foto, të shoh nëse mund të vish në

Në muajt e fundit, Vinicius Jr ka qenë objekt ofendimesh dhe thirrjesh raciste nga disa tifozë spanjollë. Episodet ndezën indinjatën e justifikuar të publikut. Kundër tyre u pozicionuan ashpër edhe Real Madrid e Liga spanjolle.

Këtë herë në ciklonin e polemikave përfundoi pikërisht ai, për një sjellje të konsideruar shumë maskiliste dhe gjithashtu diskriminuese. Në fakt, siç raportohet nga Brazili, me rastin e ditëlindjes së tij të 23, të festuar më 12 korrik, sulmuesi kishte vendosur rregulla seleksionimi për të ftuarat e seksit femër, krejtësisht të pranueshme.

PËRZGJEDHJA NË HYRJE E VINICIUS JR

Vinicius Jr dëshironte të festonte me stil ditëlindjen e tij të 23-të, vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri. Sulmuesi brazilian ftoi njëqind persona në festë dhe përveç të afërmve, miqve të ngushtë dhe njohjeve të thjeshta, ai u hapi derën edhe shumë vajzave. Ato, megjithatë, duhej të kalonin një lloj përzgjedhjeje.

Lexo më tej: Vinicius, i vë 'pengesën' Neymar: pikaset me Key Alves, volejbollisten që refuzoi treshen me O'Ney

Në fakt, gazetarja braziliane Fabia Oliveira i tha Metroples se vajzat duhet të plotësonin kërkesa të veçanta. Duhet të mbanin profilet e tyre në Instagram të hapura dhe t'i dërgonin linkun Vinicius Jr dhe miqve të tij. Këta më pas do të vlerësonin nëse vajzat do të mund të ishin pjesë e festës apo jo. Ftesa do t'u vinte vetëm atyre që konsideroheshin të kënaqshme. E duke pasur parasysh se vlerësimi bazohej në fotot e vajzave, është e lehtë të kuptohet se vendimi lidhej me pamjen e tyre fizike. Prandaj disa “kandidate” u refuzuan, vetëm për shkak të pamjes së tyre.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI