Flash

Onana te Manchester United, i trishtuar: "Inter është magji, ndjenjë, ndoshta një ditë kthehem"

Lapsi.al 19 July 2023
Onana te Manchester United, i trishtuar: "Inter është magji,

Andrè Onana është portieri i ri i Manchester United. Portieri rinis nga Premier League, nga trajneri që e rriti te Ajax (Ten Hag). Kamerunasi tani do të gjejë një derbi të ri, kundër atij City që i rrëmbeu finalen e Champions në Stamboll. Onana largohet, duke lënë pas një fitim të bujshëm kapital në arkat e klubit zikaltër. Por ai lë pas edhe shumë keqardhje mes tifozëve me të cilët kishte krijuar një lidhje fantastike: “Dua të rifilloj me ekipin tim të ri – tha ai për Gazzetta dello Sport – por një pjesë e zemrës sime është e trishtuar. Të largohesh nga Inter do të thotë të largohesh nga një familje, jo një ekip normal. E kuptova që të jesh me Inter është një mënyrë për t'i qendruar botë, për të jetuar jetën."

ARSYET E LARGIMIT

Në një intervistë të gjatë, Onana shpjegoi edhe arsyen e kësaj ndarje: "E rëndësishme është të jesh i sinqertë dhe gjithmonë t'u tregosh njerëzve të vërtetën. Unë jam një person që dua gjithmonë sfida të reja. Të luash në Premier League dhe për një klub si United është e parezistueshme. Të gjitha palët donin që kjo të ndodhte... Por ajo që ka rëndësi është se po të kisha qëndruar do të isha po aq i lumtur. Kurrë nuk kam pasur probleme te Inter. Në të vërtetë, në Milano lindi një magji që është pothuajse e vështirë të shpjegohet".

Lexo më tej: Onana, pagesë rekord te Manchester United: çështje orësh oferta zyrtare për Inter

ONANA KUJTON KORIN INTERIST

Tani është koha për të thënë lamtumirë dhe faleminderit: "Faleminderit është fjala që dua të përdor. Ua them të gjithë punëtorëve në Pinetina dhe në klub, drejtuesve, presidentit, trajnerit, shokëve të mi. Por mbi të gjitha tifozëve, ndjeva se më donin vërtet. Luajta në Milano për një vit, por do të jem një interista përgjithmonë. Kush e di, jeta është e paparashikueshme, ndoshta një ditë do të kthehem edhe unë... Ndërkohë, nuk do të pushoj së kënduari atë refrenin që më pëlqen shumë: “Për gjithë ato kilometra që kam bërë me ty, Internazionale duhet të fitojë...”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI